Java e 34-t e Kategorise Superiore solli rezultate që prishin çdo parashikim kur i krahason me renditjen ne tabele. Por ama ishin rezultate qe u parashikuan ne kuotat e basteve. Për tifozët e Partizanit, vëmendja është e përqendruar te humbja e rëndë 1-4 ndaj Flamurtari FC, një rezultat që hap shumë pikëpyetje për vazhdimësinë.

Goditje e fortë për Partizanin

Ndeshja në letër dukej e fitueshme, por në fushë Partizani u shfaq i çorganizuar dhe i brishtë në mbrojtje. Flamurtari FC përfitoi maksimalisht nga çdo gabim, duke shënuar katër herë dhe duke e lënë Partizanin pa përgjigje për pjesën më të madhe të lojës. E vetmja arsye per tifozet qe te festonin ishte nje super gol nga Bytyci.

Kjo humbje jo vetëm që dëmton moralin, por edhe pozitat në renditje në një moment kritik të sezonit ku tani jemi tre pike pas Dinamo City ne gare per vendin e katert. Kjo ishte dhe ndeshja e pare per trajnerin e perkohshem Zhivanaj, qe e nis keshtu me nje humbje te thelle.

Fundi i tabelës “zien”

Ndërkohë, skuadrat që luftojnë për mbijetesë vazhdojne te tregojne nje forme magjepse. Ekipet ne kater vendet e fundit ne tabele arriten te gjitha te merrnin piket e plota ne javen e 34-t.

Kur fundi i tabelës fillon të prodhojë fitore të njëpasnjëshme dhe rezultate surprizë, gjithmonë lindin diskutime në opinionin sportiv. Pa bërë akuza konkrete, është e natyrshme që tifozët dhe analistët të kërkojnë transparencë maksimale dhe garë të ndershme deri në fund. Kampionati shqiptar ka nevojë për besueshmëri, sidomos në momente kaq delikate.

Por eshte nje fenomen qe vazhdojme ta shikojme sezon pas sezoni, kur ekipet e fundit te tabeles jane ne formen me te mire ne javet e fundit.

Çfarë vjen më pas?

Për Partizani, përgjigjja duhet të vijë menjëherë në fushë. Nuk ka më hapësirë për gabime nëse me te vertete synojme Final 4. Jane dhe dy finale!

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin