
Një tjetër rrugëtim merr fund te Partizani. Mohanad Mando nuk do të jetë më pjesë e të kuqve, duke mbyllur përfundimisht aventurën e tij me klubin e kuq. Largimi është tashmë zyrtar, teksa palët kanë vendosur të ndajnë rrugët pas disa sezoneve bashkë.
Mando ishte lojtar kyç për Partizanin B në dy sezonet e fundit. Tek ekipi i parë nuk pati hapësira gjatë këtij edicioni.
Ja cfare tha ai:
“Udhëtimit tim me Partizanin i erdhi fundi. Ky kapitull ishte i mbushur me sfida dhe mësime që më ndihmuan të rritem si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe do t’i mbaj këto përvoja me vete në të ardhmen.
Dua të falënderoj Partizanin dhe të gjithë ata që më mbështetën, më qëndruan pranë dhe besuan në aftësitë e mia gjatë gjithë këtij udhëtimi.
Po largohem më i fortë, më me përvojë dhe plotësisht i përqendruar në kapitullin tjetër të karrierës sime dhe mundësitë që më presin. I uroj klubit sukses të vazhdueshëm në të ardhmen”.






Komentoni!