
Ethet e fundjavës në futbollin shqiptar kanë sjellë një fenomen të pazakontë në tregun e basteve, ku logjika e renditjes duket se është përmbysur plotësisht.
Në sfidën që do të luhet në “Arenën e Demave”, Partizani, i cili lufton për një vend në “Final 4”, kuotohet me një koeficient tejet të lartë prej 6.5, ndërkohë që Flamurtari i vendit të fundit shihet si favoriti i madh me një koeficient prej 1.45.
Situata nuk është e izoluar vetëm te Partizani, pasi një tendencë e ngjashme vihet re edhe në përballjen mes Vorës dhe Elbasanit. Edhe pse Elbasani udhëheq kampionatin si kryesues, koeficienti i tyre për fitore është dukshëm më i lartë se ai i Vorës, e cila lufton për mbijetesë.
Si mendoni? Do te kete leshime ne kete ndeshje?






Komentoni!