
Carlos Martinez pritet të largohet nga Partizani. Sulmuesi nga Costa Rica nuk do të vazhdojë me të kuqtë, pasi klubi ka vendosur të mos aktivizojë opsionin për rinovimin e kontratës së tij.
Martinez u afrua me pritshmëri të mëdha te Partizani, sidomos për të ndihmuar skuadrën në ndeshjet europiane, por aventura e tij në kryeqytet nuk rezultoi ashtu siç ishte menduar fillimisht.
Gjatë sezonit, ai nuk arriti të fitonte vazhdimësi në formacion dhe mbeti shpesh jashtë zgjedhjeve kryesore të ekipit. Konkurrenca në repartin ofensiv, por edhe ndryshimet e shumta në pankinë ndikuan që ai të mos kishte hapësira.
Largimi i Martinez pritet të jetë vetëm një nga lëvizjet e para në kampin e kuq, teksa gjatë javëve në vijim priten zhvillime të tjera si në dalje ashtu edhe në afrime. Por keto te fundit mund te vijne pasi te zgjidhet trajneri i ri.






Komentoni!