KB Partizani eshte krijuar ne vitin 1946 dhe i luan neshjet ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ne Tirane qe ka nje kapacitet prej 3000 vendesh.
Basketbolli eshte nje nga sportet kryesore te Klubit Partizani dhe madje Basketbolli i Meshkujve eshte skuadra e kuqe me e suksesshme me plot 30 tituj ne Shqiperi dhe me disa rezultate mbreselenese ne arenen nderkombetare. Vitet ’70 dhe 80′ kane qene nje dominim absolut ne basketbollin per meshkuj ku Partizani fitoi plot 18 tituj rresht.

Historia europiane e Partizanit fillon ne 18 dhjetor 1968. Kampionet e Italise Oransoda Cantu (tani Pallacanestro Cantu) mendonin se do te benin shetitje ne Shqiperi kur shorti i vuri perballe Partizanit ne Kupen e Kampione (kompeticioni kryesor i organizuar nga FIBA). Ndeshja mbaroi me nje barazim 73-73. Organizatori i Partizanit Agim Fagu shenoi 48 pike dhe ju akordua “FIFA Banner Badge” nga sekretari i pergjithshem i FIBA, William Jones.
Ne sezonin 1973-74 Partizani u kualifikua në të tetat e Kupes së Kampionëve duke kaluar hungarezët e Csepel Budapestit. Me pas Partizani arriti dhe nje fitore te bujshme në Tiranë me UBSC Wienerberger 72-71).

Ne 1974 Partizani kalon raundin e pare me nje fitore te thelle kunder Sparta Bertrange te Luksemburbut me dy fitore 90-70 dhe 103-89 por ne raundin e dyte terhiqet nga ndeshja me Balkan te Bullgarise dhe i humbet te dy takime me rezultat 2-0.
Me pas Partizani vazhdoi te impresionoje ne kompeticionet europiane. Ne sezonin 1979-80 doli ne vend te dyte ne Grupin E (i perbere nga KK Partizan Belgrade, Budapesti Honvéd SE dhe Al Ittihad Aleppo) ne eleminatoret e Kupes se Kampioneve duke u renditur ne 12 skuadrat me te mira ne ketoj kompeticioni.
Ne sezonin 1983-84, Partizani mundi Inter Bratislava (88-80 dhe 83-91) dhe luajti ne raundin e trete te Kupes se Kampioneve ku u eleminua nga Virtus Roma (93-55 ne Rome, 69-78 ne Tirane). Partizani ishte serish pjese e 12 skuadrave me te mire te Europes ate sezon, ndersa Virtus Roma u shpall kampione.
Më 1985-86 fitoi transfertën në Selanik kundër Aris-it (81-80), që një vit më parë kishte qenë finalist i Kupës Koraç. Më 1988-89 një tjetër fitore ndaj një skuadre hungareze Partizani-ZTE Zalaegerszeg 101-90 e 79-86, dhe si rrjedhojë një turn i dytë kundër një tjetre skuadre italiane, Scavolini Victoria Libertas Pesaro (72-84 dhe 84-108).
Skuadra vazhdoi te ngrinte trofe edhe pas viteve 90′ duek u shpallur kampion ne 1991, 1992 dhe 1996 si dhe duke fituar Kupen ne 1990 dhe 1995. Por me pas ka disa vite te veshtira per tu rikthyer disi ne vitet 2000. Skuadra rrin gjysmefinalet e Kampionatit ne 2005 dhe 2007 si dhe gjysmefinalet e Kupes ne 2004 dhe 2005. Ne sezonin 2012/13 Partizani bie ne Kategorine e Pare por qendron aty vetem nje vit dhe ngjitet serish ne Superlige per sezonin 2014/15.
Partizani vazhdon te kryesoje renditjen e trofeve te kampionatit me 33, i ndjekur nga Tirana me 20 dhe Vllaznia me 9 te tilla.
Partizani ka pasur gjithnje edhe nje akademi te mireorganizuar persa i perket basketbollit ku ekipet e moshave kane fituar shpesh kampionatet kombetare dhe kane nxjerre talente te panumert.
Europa
- Kampionate Meshkuj: 33
1951, 1952, 1953, 1954, 1956, 1958, 1959, 1960, 1964, 1968, 1969, 1970, 1972, 1973, 1974, 1975, 1976, 1977, 1978, 1979, 1980, 1981, 1982, 1983, 1984, 1985, 1986, 1987, 1988, 1989, 1991, 1992, 1996
- Kupa Meshkuj: 16
1951, 1952, 1960, 1970, 1972, 1975, 1976, 1978, 1980, 1982, 1983, 1984, 1987, 1989, 1990, 1995

Femrat
Basketbolli i femrave nuk ka pasur te njejtin sukses qe kane pasur meshkujt, por gjithesesi kane qene nje skuader dinjitoze. Femrat e Partizani kane fituar nje here kampionatin dhe nje here Kupen e Shqiperise. Gjithashtu ne sezonin 2022-23 ato fituan edhe edisionin e dyte te Liges Unike.
Kampionate Femra: 1
- 1989
Kupa Femra: 1
- 2021
Liga Unike Femra: 1