Partizani ka dalë nga gara në Ligën e Kampioneve edhe pse dominoi ne ndeshjen e kthimit. Tashmë skuadra do të fokusohet plotësisht te pjesëmarrja në Ligën e Konferencës. Një turne në të cilin shorti i ka vënë përballë një kundërshtar të lehtë në letër.

Përballë do të jetë Atletik D’Eskaldes e Andorrës, e cila u eliminua që në turin paraeliminator të Ligës së Kampioneve dhe shorti e vendosi ndaj të kuqve në turin e dytë të turneut të tretë për nga rëndësia në Europë.

Sipas kalendarit, ndeshja e parë luhet në fushën e skuadrës nga Andorra, “Estadi Comuna;”, ku skuadrat e këtij vendi luajnë sfidat e tyre. Dhe që tani është përcaktuar që ndeshja e parë nuk do të luhet në ditë të enjte, siç zhvillohen zakonisht sfidat e Ligës së Konferencës, por të martën.

Ndaj Partizani do të zbresë në fushë të martën e 25 korrikut, për të luajtur në transfertë ndeshjen e parë ndaj kësaj skuadre, me startin e planifikur në orën 17:00, sipas kalendarit të miratuar nga UEFA.

Mbetet të mësohet nëse edhe ndeshja e kthimit në Tiranë do të respektojë këtë traditë, duke u luajtur në një ditë që zakonisht u rezervohet skuadrave të Ligës së Kampioneve, apo do të kthehet në të enjten tradicionale.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin