Partizani i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve sot teksa është eliminuar nga BATE Borisov. Ky ka qenë një eliminim i pafat, pasi të kuqtë kanë dominuar plotësisht ndeshjen, por janë ndëshkuar me vetëm dy raste dhe dy gjuajtje të kundërshtarëve.

Skuadra e Zekiç luajti thuajse njëlloj si në sfidën e parë, duke krijuar lojë e duke mbajtur topin në pjesën më të madhe të kohës. Por të kuqtë, ashtu si në Tiranë, shpërdoruan shumë para portës, duke mos qenë të saktë për të gjetur katërkëndorin, ndërsa BATE vetëm mbrohej.

Dhe kur dukej se Partizani po i afrohej më shumë golit, u ndëshkua me gjuajtjen e parë në portë të bjellorusëve, që shfrytëzuan një gabim në vendosjen e prapavijës së kryeqytetasve.

Sota gjuan jashte

Partizani provoi që të kthente barazinë për të hapur kualifikimin, por nuk kishte saktësi në finalizim, teksa në fund edhe Sembene ndihmoi BATE duke hequr një top nga vija fatale e kundërshtarëve.

Sembene heq topin nga vija fatale

Në mbyllje të sfidës ku pati dhe 10 minuta shtese, një kundërsulm vulosi humbjen 2-0 për të kuqtë. Partizani keshtu i jep lamtumirën Ligës së Kampioneve dhe zbresin në Ligën e Konferencës.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin