Partizani u eliminua sot nga Liga e Kampioneve përballë BATE Borisov në një ndeshje të cilën të kuqtë e dominuan ndaj kundërshtarëve, përveç statistikës së shënimit të golave, që në fund sigurisht është me e rëndësishmja.

Sipas statistikave të “SOFASCORE”, të kuqtë kanë dominuar plotësisht, edhe pse luanin në transfertë, sa i përket mbajtjes së topit, duke regjistruar shifrën 68% në këtë duel.

Përtej kësaj, janë edhe 13 goditje drejt portës kundërshtare, por me saktësinë që linte për të dëshiruar pasi vetëm 3 të tilla gjetën kuadratin.

Dhe sidomos kjo është ajo që bëri diferencën dhe solli eliminimin, pasi kundërshtarët ia dolën të ishin rezultativë në 100% të gjuajtjeve të tyre në kuadrat, pasi nga ato erdhën golat e fitores 2-0.

Një situatë që padyshim duhet analizuar nga stafi i të kuqve, për të mos rrezikuar që të përballet përsëri me të njëjtin skenar, në Europë apo në kampionatin shqiptar.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin