Llogaritë për Europën, shikoni ndeshjet e mbetura për pretendentët

Partizani u eleminua ne gjysme-finalen e Kupes se Shqiperise me penallti. Pas përcaktimit të dy finalistëve të Kupës, që do të jenë Vllaznia dhe Laçi, tashmë në pjesën e sipërme të renditjes, nisin llogaritë për arritjen e Europës.

Kanë mbetur edhe shtatë javë për t’u luajtur dhe 21 pikët ende në lojë janë vendimtare për të përcaktuar vendin e dytë dhe të tretë që të çojnë direkt në Ligën e Konferencës dhe vendin e katërt, që me një kombinim me fituesen e Kupës mund të sigurojë Europën.

Janë katër ekipe në garë për dy vende europiane, teksa distanca e Laçit të vendit të dytë dhe e Vllaznisë së vendit të pestë është 7 pikë, e arritshme kur janë shumë pikë në lojë dhe të gjitha skuadrat kanë treguar se janë të luhatshme.

Partizani ndeshjen e rradhës e luan kundër Skënderbeut të dielën. Po më pas duhet të ndeshet direkt me tre kundërshtarët që pretendojnë vendet e Europës. Dhe kalendari nuk është i favorshëm.

Ndeshjet direkte

Gjithsesi, për të përcaktuar të ardhmen, në këtë rast është e rëndësishme edhe e shkuara. Në tabelë janë pasqyruar të gjitha përballjet direkte ndaj këtyre skuadrave, që janë përcaktuese në rast se në fund përfundojnë me pikë të barabarta.

Partizani eshte ne avantazh me Kukesin ne ndeshjet direkte. Me Lacin jane te barabarte dhe me Vllaznine ne disavantazh.

Llogaritë e Kupës

Laçi mund të themi se është momentalisht skuadra më favorite për t’u kualifikuar në Europë meqë jane në vend teë dytë dhe në finale te Kupës. Përsa i perket Partizanit, në bazë të renditjes, tifozët e kuq shpresojnë te një fitore e Laçit në finalen e Kupës.

Në rast se kurbinasit e mbajnë vendin e dytë apo të tretin, lirohet rruga e Europës për “demat”, që ndodhen aktualisht të katërtit. Ndërkohë, gjithmonë duke marrë parasysh renditjen aktuale, Vllaznisë i duhet vendi i katërt për të siguruar Europën, pra kundërshtari i madh i shkodranëve është Partizani.

Kukësi nga ana tjetër, ashtu si Partizani, lufton në vetëm një front dhe duhet të mbajë vendin e tretë për ta pasur në dorën e vet fatin e kualifikimit në Ligën e Konferencës.

Përballjet e fundit

Në ndeshjet e fundit tifozët bëhen më të ndjeshëm dhe nëse luan në shtëpi vijnë në masë në stadium dhe të ndihmojnë shumë. Por Partizanit i nevojiten tifozet dhe “brenda” por edhe në ndeshjet jashtë fushe.

Partizani ka nje kalendar te veshtire pasi betejat e fundit i luan të tria në transfertë (në fakt edhe ndeshjet brenda nuk janë me të vërtetë të tilla):

  • Java 30: Vllaznia – PARTIZANI
  • Java 32: Kukësi – PARTIZANI
  • Java 36: Laçi – PARTIZANI

Shkodranët kanë avantazh se i luajnë në “Loro Boriçi” dy përballjet e mbetura ndaj Kukësit dhe Partizanit.

Votoni

Në cfarë vendi do të renditet Partizani?

  • i 3-ti (82%, 9 Votes)
  • i 2-ti (9%, 1 Votes)
  • i 5-ti (9%, 1 Votes)
  • i 4-ti (0%, 0 Votes)

Total Voters: 11

Loading ... Loading ...

/Panorama Sport/

Komentoni!