Tre lojtarë në dyshim për sfidën ndaj Skënderbeut

Humbja ndaj Vllaznisë kishte edhe pasoja të tjera për Partizanin, pervec daljes nga gara per nje trofe.

Stenio Junior, Arinaldo Rrapaj dhe Andi Hadroj dolën të dëmtuar nga ndeshja me shkodranët dhe përveç lodhjes së 120 minutave dhe rëndesës emocionale, Mehmeti do të duhet të bëjë llogaritë edhe për gjendjen e tre titullarëve.

Rrapaj në momentin e zëvendësimit u pa të vendoste dorën në kofshë, pikërisht në vendin ku kishte dëmtimin e mëparshëm dhe ka shanse që gjendja e tij të jetë përkeqësuar dhe të mungojë më gjatë.

Junior dhe Hadroj me shumë mundësi kanë kontraktime muskulore, por ndeshja e radhës ndaj Skënderbeut është të dielën dhe koha për rikuperimin nuk premton aspak.

Të tre do t’u nënshtrohen ekzaminimeve sot dhe me pas do te vendoset nese ata do te jete te gatshem per trajnerin Mehmeti. Partizani lufton per nje vend ne Europe, keshtu qe cdo ndeshje e mbetur eshte teper e rendesishme.

Komentoni!