Kupa / Vllaznia – Partizani 1-1 (5-4pen)

Sot luhet ndeshja e dyte e gjysmefinales midis Vllaznise dhe Partizanit. Ndeshja e pare u mbyll ne barazim 0-0. Të dy ekipet duan Kupën, si rrugën më të shkurtër drejt Europës, duke qenë se në kampionat kanë mbetur disi mbrapa.

Trajnerët kanë ndarë mendjen për formacionet, me Plorin që i gëzohet rikthimit të kapitenit Gurishta, por do të duhet të bëjë pa Fallou Diagne, ndërsa te Partizani rikthehet titullar Arinaldo Rrapaj.

Partizani kaloi menjehere ne avantazh me Malen dhe humbi raste te njepasnjeshme ne fillim duke goditur edhe traversen. Me pas rritet me loje Vllaznia dhe barazon pas 27 minutash.

“E nisëm shumë mirë dhe duhej të kishim shënuar edhe golin e dytë, por ishim të pafat. Më pas dihej që Vllaznia do hidhej në sulm. Duhet të vazhdojmë kështu, të luajmë me kujdes dhe të shfrytëzojmë rastet”, deklaroi Esat Mala pas perfundimit te pjeses se pare.

Pjesa e dyte eshte me e kudjesshme dhe nuk ka gola. Skuadrat shkojne ne shtese me barazim 1-1, pasi goli ne fushen kundershtare nuk ka me vlere me rregulloren e re.

Aty peseri nuk ka gola pas 30 minutash, edhe pse Cara i afrohet shume golin ne sekondat e fundit te shteses se dyte.

Partizani eshte i pafat te penalltite. Skuka e nis ters dhe nuk shenon, e me pas realizohen te gjitha penalltite, qe do te thote se Partizani eleminohet 5-4.

Formacionet

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Latifi, Aralica, Da Silva. Trajner: Elvis Plori

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Marku, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Mala, Kallaku, Stenio Jr., Skuka. Trajner: Dritan Mehmeti

Minutat

  • ⚽ ⚽ ⚽ ⚽ ⚽ Vllaznia
  • ❌ ⚽ ⚽ ⚽ ⚽ Partizani
  • 120′ Mbyllet edhe shtesa, Vllaznia-Partizani shkon te penalltitë
  • 120”+2’ Cara ekzekuton goditje dënimi ballore, Zogoviç grushton dhe gjyqtari Xhaja mbyll kohën e dytë shtesë, duke bërë që finalisti i Kupës të caktohet nga penalltitë.
  • 113’ 🔁 Heriç dhe Fangaj marrin vendin e Jonuzit dhe Hakajt te Vllaznia në këto minuta të fundit.
  • 110’ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit me Adilin i cili ndërhyn për të larguar topin nga këmbët e Skukës. Por sfera godet në fytyrë Bulatoviç dhe shkon drejt portës shkodrane, ky Zogoviç është i vëmendshëm. Kërkohet ndërhyrja e mjekëve për lojtarin e Vllaznisë që ka përfunduar i tronditur në tokë.
  • 106’ 🔁 Pjesa e dytë shtesë nis me largimin nga fusha të Stenio Zhunior të dëmtuar, duke i bërë vend Mirosavljev.
  • 105+3′ Mbyllet pjesa e pare shtese. Rezultati akoma i barabarte 1-1.
  • 105’+2’ Hoxhaj harkon nga e djathta për Aralica i cili gjuan me kokë, por topi përfundon jashtë katërkëndorit duke prekur rrjetën e jashtme te portes tone.
  • 95’ 🔁 Mala lë fushën e lojës duke i bërë vend Liços në minutat e fundit.
  • 94’ Shpërthim i Carës në krahun e djathtë ku kombinon me Markun. Mbrojtësi harkon menjëherë në zonë për Skukën i cili gjuan me kokë, por dërgon sferën në duart e Zogoviç.
  • 92’ Gurishta përgjigjet në anën tjetër me një diagonale të fortë nga e djathta, përsëri pa gjetur kuadratin e portes tone.
  • 91’ Mala tenton menjëherë nga jashtë zonës, por me shënjestrën e gabuar që çon topin jashtë kuadratit.
  • 90’+3′ Mbyllen 90 minutat me barazmin 1-1, skuadrat i drejtohen kohëve shtesë.
  • 89’ 🔁 Zëvendësim i detyruar te Partizani, Hadroj largohet i dëmtuar për t’i bërë vend Sotës.
  • 81′ 🔁 Kruja i lë vendin në fushë Hoxhajt te Vllaznia
  • 76’ 🟨 Matondo ndal në mënyrë të parregullt Aralica dhe gjyqtari nuk heziton t’i nxjerrë kartonin e verdhë.
  • 69′ Pas një topi nga e djathta të Adilit, Hadroj devijon rrezikshëm drejt portës së tij duke detyruar Hoxhën të devijojë mbi traversë
  • 61′ 🔁 Zevendesim te Partizani. Rrapaj lë fushën e lojës duke i bërë vend Muratajt.
  • 60’ 🟨 Rapaj ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një aksion të Aralicës.
  • 53’ Partizani ka mbajtjen e topit në këto minuta të pjesës së dytë dhe eshte me kerkues, me Vllazninë e tërhequr ne gjysmefushen e vet.
  • 46′ 🔁 Zëvendësim në radhët e Partizanit në fillimin e pjesës së dytë, Cara merr vendin e Kallakut në fushën e lojës.
  • 45+1′ Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë në Loro Boriçi mes Vllaznisë dhe Partizanit
  • 43′ Junior godet me kokë pas harkimit të Kallakut, por braziliani nuk gjen kuadratin e Zogovic
  • 38′ 🔁 Zevendesim te Vllaznia për shkak dëmtimi pasi Da Silva nuk mund të vazhdojë më. Futet në fushë Gjurgjeviç.
  • 33’ Minuta me te mira tani per vendaist pasi partizani humbi disa raste ne fillim te ndeshjes. Jonuzi provon nga distanca. Hoxha pret në dy kohë goditjen e mesfushorit të Vllaznisë.
  • 27′ ⚽ GOL Vllaznia. Pas një harkimi nga e djathta, topi shkon te Aralica i cili gjuan drejt portës dhe falë një devijimi mposht Hoxhën.
  • 19’ Kundërzbritje e shpejtë e Partizanit me Skukën i cili pason me thembër për Malën. Ky i fundit gjuan në ecje e sipër por gjen përgjigjen e Zogoviç.
  • 15’ Kallaku provon të gjejë në befasi Zogoviç me një rrotullim të shpejtë para zonës së Vllaznisë, por gjuajtja e tij përfundon jashtë katërkëndorit të shkodranëve.
  • 05′ Partizani shumë pranë golit të dytë me Skukën, i cili merr një pasim nga e djathta dhe gjuan direkt në portë. Por devijimi i Adilit çon sferën në traversë e më pas mbrojtja shkodrane largon me vështirësi.
  • 03′ ⚽ GOOOL Partizani. Aksion i shpejtë në krahun e majtë për Kallakun, pasim në qendër të Skuka i cili e kthen për Malën. Ky i fundit gjuan me shpejtësi dhe gjen rrjetën.
  • 01′ Fillon ndeshja

Video

122′ Cara
110′ Rast per ne
27′ 1-1
19′ Mala
05′ Skuka
0-1 Mala

Komentoni!