Partizani vazhdoi dominimin e kryeqytetit me fitoren e rradhes ne derbin ndaj Tiranës me shifrat 2-1.

Ky sukses kishte shumë rëndësi. Pikë së pari se është derbi ndaj rivalëve të përhershëm, së dyti se e ndihmon ekipin të dalë nga kriza e disa rezultateve të fundit, ndërsa së treti sepse i ka dhënë një avantazh të rëndësishëm për “Final Four” ndaj bardhebluve.

Këtu, nuk bëhet fjalë vetëm për diferencën prej 6 pikësh në renditjen e kampionatit. Ky ishte derbi i tretë i sezonit dhe falë fitores ne fundjave, të kuqtë tani kanë epërsinë “sezonale” ndaj bardhebluve në renditjen e Superiores.

Ata kanë fituar dy ndeshje, ndërsa tjetra është ndarë barazim, duke i garantuar kështu Partizanit se pavarësisht rezultat të derbit të fazës së katërt, në rast pikësh të barabarta me rivalët historikë në mbyllje të fazës së rregullt në fund të këtij kampionati, do të jetë ekipi i Shehit ai që do të pozicionohet më lart në renditje.

Kjo merr një rëndësi shumë të madhe në “Final Four” ku vendoset titulli kampion, pasi skuadra e renditur më mirë në kampionat, mund të mjaftohet edhe me barazimin për t’u cilësuar fituese e sfidës gjysmëfinale apo finale.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy