Partizani-Astana: Bastet, moti dhe ku transmetohet ndeshja!

Partizani pret sot në “Elbasan Arena” skuadrën e Astanës, aty ku duhet të përmbysë rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë. Të kuqtë kanë një objektiv të vështirë, teksa nuk do të mungojë mbështetja e tifozerisë së kuqe.

TRANSMETIMI – Ndeshja e sotme në 20:00 do të transmetohet në televizionin “MCN”. Në të njëjtin ekran janë transmetuar edhe shtatë ndeshjet e tjera në Champions League dhe Ligës së Konferencës. I njëjti ekran ka arritur të sigurojë edhe të drejtën televizive të Kategorisë Superiore, Superkupës dhe Kupës së Shqipërisë, ku Partizani është gjithashtu pjesëmarrës. Në të shkuarën e njëjta kompani ka qenë sponsor në fanellën e kuqe.

BASTET – Janë publikuar prej ditësh koeficientet e basteve për ndeshjen e kthimit mes Partizanit dhe Astanës, e vlefshme për “play off”-in e Ligës së Konferencës. Edhe në sfidën e sotme, kompanitë e basteve shohin Astanën si favorite për të fituar sfidën, pavarësisht se Partizani është pritës. Fitorja e kazakëve kuotohet 2.20, kundrejt 3.10 të Partizanit, teksa një barazim i mundshëm e ka koeficientin 3.40.

MOTI – Prej dy ditësh në vendin tonë fatmirësisht janë ulur temperaturat dhe ka ikur vapa përvëluese. Ky është një lajm shumë i mirë për të kuqtë, që do të përballen sot me Astanën në kushte optimale. Kështu, temperaturat në Elbasan gjatë mbrëmjes, kur luhet edhe ndeshja, pritet të jenë rreth 21 gradë celsius, shumë të mira për të luajtur futboll. Gjithashtu, fusha e stadiumit të Elbasanit është në gjendje perfekte.

Komentoni!