Atletic Escaldes – Partizani 0-1, shumë rate te humbura dhe gol nga Mba

Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, Partizani do të provojë të shkruajë historinë në Ligën e Konferencës ku përballë ka skuadrën e Atletik Klub Eskaldes. Të kuqtë luajnë në transfertën e Andorrës ndaj një kundërshtari jo të madh në letër.

Shorti është treguar bujar me Partizanin në Ligën e Konferencës, ndryshe nga Championsi që i vuri përballë BATE Borisovin. Kështu, në “Estadi Comunal”, të besuarit e Zekiç do të provojnë rezultatin pozitiv.

Sa i përket formacioneve, Zekiç vjen me rreshtimin 4-3-3 duke i dhënë një fanellë titullari Kocijan, afrimit të ri në merkato. Titullar e nis edhe Grezda ndërkohë që nga stoli do të jetë Taipi.

Shikoni ndeshjen live ne youtube:

Ndeshja

90′ + 8′ Mbyllet ndeshja me rezultatin 0-1. Shume raste te humbura nga te kuqte. Goli i vetem i ndeshjes vjen ngaMba pas nje gabimi amator te portierit kundershtar.

84′ Taipi i pason topin Da Silvës, por ky i fundit shpërdoron sërish.

83′ Mba gjuan, por Morales bllokon topin. Futbollisti ka një tjetër mundësi por e shpërdoron.

71’ Një aksion i bukur i Partizanit. Mba i pason topin Da Silvës, ky i fundit godet por nuk arrin të shënjestrojë si duhet katërkëndëshin nga nje pozicion qendror brenda zones.

53′ GOOOOOOOL – Gafe e portierit kundershtar qe mundohet te dribloje Mba, ai i rremben top dhe shenon lehtesisht. 0-1 per Partizanin.

46′ Fillon pjesa e dyte e ndeshjes. Da Silva dhe Maget hyjnë në lojë, largohet Grezda e Murataj. Degjohen brohorimat e tifozeve te kuq ne stadium.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë pa gola. Partizani ka qene teresisht superior me loje, por edhe ne kete ndeshje, ashtu si kunder Bate, calon sulmi dhe nuk arrijne te shenojne.

46′ Grezda pati nje rast te paster ne minutat shtese te pjeses se pare. Cara shërben për Grezdën, ky i fundit godet me të djathtën por nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin.

40′ Grezda gjuan me të djathtën, por topi përfundon jashtë.

38’ Aksion individual i Carës, i cili rrezikon dhe godet drejt portës, por gjujatja nuk esht optimale dhe Morales i mohon golin.

01′ Fillon ndeshja. Ja formacioni i Partizanit sot:

Komentoni!