Trajneri i Partizani ka folur per mediat menjhere pas fitores 0-2 ne Durres kunder Teutes.

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Por është normale se një ekip nuk mund të luajë gjthmonë në të njëjtin nivel. Taktikisht u bë çfarë u ishte kërkuar lojtarëve dhe kur kundërshtarët ndryshuan skemë, edhe ne ndryshuam.

Ndeshjet tani janë të gjitha të vështira. Kampionati është ende i hapur. Egnatia fitoi ndaj ne jemi të lumtur që fituam këtu. Por tani duhet të bëjmë një ditë pushim e të kthehemi të punojmë se nuk ka ndryshuar asgjë për javën e ardhshme.

Është e rëndësishme që lojtarët e stolit të performojnë. Ne kemi sakrifikuar disa lojtarë nga skema e sotme por ata që luajtën dhanë maksimumin e tyre. Fryma e grupit më pëlqen dhe kjo është shumë pozitive.

Sekreti i motivimit të lojtarëve?

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk jua tregoj, s’ka disa të veçantë thjeshtë i kam përshtatur normalisht.

Hap fals i Tiranës nesër?

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk më qetëson aspak pasi kemi 9 ndeshje për të luajtur. Nesër pushohet, bëhet relaks, hahet, futboll zero.

Sot përfundon faza e tretë, nota më e mirë për cilën fazë?

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nota më e mirë është që të gjithë kanë kuptuar kush është Partizani dhe ne do të bëjmë akoma më mirë për të ecur përpara.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin