Giovanni Colella insiston se skuadra e tij ka ende shumë për të bërë. Edhe suksesi në derbi nuk ndryshon idenë e trajnerit të Partizanit që mendon se skuadra ka shumë punë për të bërë.

“Nuk është se më pëlqeu shumë loja. Ne u mbrojtëm. Ka gjëra pozitive dhe gjëra negative. si në të gjitha ndeshjet.

Kush është më i mirë? Nuk e kam thënë kurrë se kjo ndeshje do e tregonte këtë ndaj nuk i përgjigjem kësaj pyetje. Sot fituam ne, herën e kaluar fituan ata. Nuk ia lejoj vetes ta them një gjë të tillë.

Merkato? Janë vlerësime që do të bëjmë me qetësi. Nuk mendoj se është momenti të flasim pas kësaj ndeshje për merkaton. Do të ulemi me drejtuesit t’i diskutojmë.

Kuptuam që kemi bërë pak eksperiencë. Kemi menaxhuar më mirë emocionet se në derbin e kaluar. Kjo sipas meje për disa lojtarë profesionistë është një rezultat i madh. Në anën negative, nuk kemi mësuar ende të menaxhojmë momentin pas avantazhit në të njëjtën mënyrë. Por kjo na ka lejuar që të bëjmë diçka të re dhe të mbrojmë me intensitet të madh dhe të mos pësojmë gol.

Çdokush e sheh futbollin në mënyrën me vet. Nëse pozitive quhet që rrezikuam pak për të pësuar gol, atëherë po. Por sipas meje shumë situata duhet të menaxhohen me më shumë qetësi mendore dhe personalitet në fushë.

Sot është kalueshëm, nota 6,5. Nuk ndryshon”, tha Kolela për “Oversport” pas përfundimit të sfidës.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin