Sot luhet derbi i kryeqytetit në një ndeshje të ethshme e cila vendos për kreun e renditjes së Superiores në fund të vitit 2022.

Te Partizani, janë Hoti, Cara dhe Skuka përpara nga minuta e parë, teksa ka nëj lëvizje të rëndësishme në rreshtimin e të kuqve. Alban Hoxha kthehet përsëri titullar në radhët e të kuqve pikërisht në derbi, pasi kishte humbur vendin e tij ndaj Rexhepit.

Komentoni me poshte nese keni foto dhe video nga dita e sotme, si brenda ashtu edhe jashte stadiumit. #PMTP

Formacionet

Tirana: Bekaj, Lulaj, Najdovski, Aleksi, Ismailgeci, Deliu, Limaj, Kallaku, Hasani, Patrik, Xhixha.
Trajner: Orges Shehi

Partizani: Hoxha, Buxhelaj, Bitri, Sota, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Murataj, Hoti, Cara, Skuka.
Trajner: Xhovani Kolela

Minutat

Një përplasje masive u regjistrua në fundin e derbit mes Tiranës dhe Partizanit. Ashtu si edhe në derbin e kaluar, edhe në këtë përballje, protagonistë ishin Albano Aleksi dhe Valentino Murataj që ndezën gjithçka.Shikoni videot me poshte.

90+8′ Mbyllet derbi. Partizani merr tre piket dhe kreyesimin e Superliges fale golit te Skukes ne pjesen e pare!

90’+5’ Mensah dhe Zekolli kombinojnë para zonës së Tiranës, por gjuajtja e të dytit është e dobët dhe shkon në duart e Bekajt.

90’+3’ Zekolli merr vendin e Carës në fushën e lojës.

90′ Jepen 8 minuta shtesë.

80’ Cara driblon në zonë, sheh dy gjuajtje radhazi t’i bllokohen, pastaj është Skuka i cili gjuan e gjen përsëri bllokimin e një lojtari. Në fund është Mensah i cili çon topin jashtë nga e djathta.

79′ Shume pranë golit te dyte! Partizani “flirton” me golin me anë të Tedi Carës. Bekaj fluturon mes shtyllave dhe i mohon golin të kuqve. Shikoni videon me poshte.

77’ Maget merr vendin e Hotit në fushën e lojës për Partizanin. 

70’ Harkim i Hasanit nga e djathta, topi shkon në shtyllën e dytë ku Hadroj largon në këndore, për të shmangur një gjuajtje të Xhixhës pas shpinës së tij.

67’ I sapofuturi në lojë ndëshkohet me karton të verdhë pas pak sekondash për një faull ndaj Lulajt.

66’ Rrapaj i lë vendin në fushë Mensah në radhët e Partizanit

61’ Një pasim nga e djathta kthehet në asist për Ismajlgecin në qendër, por Hadroj eshte deciziv dhe devijon në momentin e duhur duke larguar topin nga zona e rrezikut.

55’ Cara godet traversën. Sulmuesi shmang Najdovskin dhe lëshon një gjuajtje të fortë me traversën e cila shpëton porten kundeshtare. Shikoni videon me poshte.

50′ Ismajlgeci vë në vështirësi Alban Hoxhën. Krosimi i tij përfundon në një goditje të rrezikshme, por portieri i Partizanit e dërgon topin në goditje nga këndi.

49’ Patrik godet menjëherë nga e majta, por topi shkon në duart e Hoxhës.

49′ Merr fund pritja pas 12 minutave. Pamja në “Air Albania” kthjellohet nga tymi dhe rinis derbi i zjarrtë Tirana-Partizani.

Ndeshja vazhdon të jetë e pezulluar, edhe pse lojtarët po kryejnë nxemje mbi terrenin e lojës, pasi një re e madhe tymi është mbi stadium për shkak të fishekzjarrëve të shumtë.

Lojtaret kthehen ne dhomat e zhveshjes. Me pas gjyqtari ka kthyer lojtarët në fushën e lojës dhe i fton të komunikojnë me tifozët e tyre, pasi ndeshja nuk mund të vazhdojë në këto kushte.

48′ Nderpritet perseri ndeshja per shkak te tifozeve. Hidhen fishekzjarrë nga të dy krahët.

46′ Skukadrat janë pozicionuar në fushë. Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

“Ne e kemi bërë edhe në stërvitje këtë. Jemi futur në fushë për të fituar ndeshjen. Besoj se kemi mbrojtur mirë, por edhe kemi sulmuar mirë. Në pjesën e dytë do të jemi më të fortë. Duhet të shënojmë golin e dytë, por duhet të jemi më të përqendruar“, ka thënë Buxhelaj gjate pushimit te ndeshjes per Oversport.

45’+1′ Dëgjohet vërshëllima e Hamitit. Mbyllet pjesa e parë e derbit të kryeqytetit.

42’ Kallaku lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, por sfera kalon përsëri mbi portë.

41’ Sota ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndalimi në mënyrë të parregullt të Patrik.

41′ Partizani rrezikon nga goditja e këndit. Britri kërcen mbi të tjerët në zonë, por topi shkon jashtë.

31′ Tirana fiton të drejtën e një goditjeje dënimi në një pozicion të rrezikshëm. Pranë topit shkon Sherif Kallaku, por goditja e tij shkon mbi traun e portës, pa probleme per Hoxhën

28′ Xhuliano Skuka tenton të dyfishojë rezultatin. Provon goditjen me të majtën nga jashtë zone, por gjen Visar Bekajn të përgatitur. Shikoni videon me poshte.

22′ Ndeshje me ritem te larte dhe sulme nga te dyja krahet.

21’ Skuka shfaqet përsëri në krahun e majtë, por Lulaj është i pakalueshëm dhe bllokon sulmuesin i cili po futej në zonë.

20’ Tirana tenton të hyjë në zonë me harkime radhazi nga krahu i majtë, por Bitri largon dy herë nga zona.

18’ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit, me Carën i cili është i vetëm në të majtë, por topi i tij drejt Skukës që ishte i vetëm para Bekajt ndalet nga Lulaj.

09′ Hoti fiton topin para zonës dhe pason për Rrapajn i cili lëshon një predhë drejt portës, por gjen përgjigjen e Bekajt. Shikoni videon me poshte.

04′ GOOOOOOOOOOL Skuka 0-1. Shikoni videon me poshte.

01′ Rrapaj shfaqet menjëherë para zonës së Tiranës, gjuajtja e tij devijohet në këndore.

01′ Fillon ndeshja

Vendim i pazakontë i gjyqtarit Hamiti, i cili ndërron krahun e portave të të dy skuadrave, duke kaluar portierin e Partizanit në krahun ku gjenden tifozët e kuq.

Vonon nisja e derbit për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve. Gjyqtari Eldorjan Hamiti ka tërhequr skuadrat duke u bërë të qartë se pa pastruar zonën në portën para tifozëve të Partizanit, nuk mund të rifillonte sfida.

Video

Fundi i ndeshjes
Sherr ne fund te ndeshjes
Cara gjuan, pret portieri (79′)
Cara godet traversen (55′)
Gjuan Skuka nga jashte zones (28′)
Gjuan Rrapaj nga jashte zone (09′)
Skuka gol 0-1 (04′)
Ultras Guerrils ne stadium 🔥
Prag-ndeshja

Foto

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin