Colella pas ndeshjes: Nuk më pëlqeu asgjë sot

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, ka deklaruar pas ndeshjes së sotme ndaj Bylisit se ekipi i tij nuk i kishte pëlqyer për atë që kishte dhënë në fushën e lojës. Duke folur për ”Oversport”, ai theksoi se kishte gabuar me zëvendësimet dhe ekipi në pjesën e dytë nuk kishte bërë atë që duhej.

“Nuk ka ndryshuar asgjë, jam padyshim i lumtur për 9 pikët por sot kemi bërë një ndeshje të keqe, nuk më ka pëlqyer asgjë.

Nuk më ka pëlqyer ndeshja. Skuadra bëri ndeshje të mirë, një pjesë e parë mjaft e mirë, pastaj asgjë, e dyta ishte shumë e keqe.

Zëvendësimet nuk kanë të bëjnë me herët apo vonë në futboll, kam bërë një gabim unë te zëvendësimi i parë dhe humba një kohë zëvendësimi.

Skema? Ndonjëherë provojmë, ndonjëherë del e ndonjëherë jo. Provojmë, por duhet të përmirësohemi edhe në këtë pikë.

Në pjesën e dytë nuk më ka pëlqyer asnjë, asgjë prej gjëje. Nga pikëpamja fizike nuk mund të flas, gjatë javës kemi punuar shumë dhe ndodh. Por nga ana tjetër skuadra nuk më pëlqeu, ndoshta nuk është faj i skuadrës por i imi, jam unë që e hedh në fushë dhe duhet ta rreshtoj në një mënyrë dhe nuk menaxhova si duhet zëvendësimet dhe situatat. Nuk ishte e aftë skuadra dhe nuk isha i aftë unë si trajneri i saj.

Besëtytnitë i kam inat, se është injorancë. Nuk kam besëtytni, nuk i bëj zëvendësimet se duhen, kam gabuar në zëvendësimet dhe ndodhi. Ndodhi që Masanga u dëmtua në kavilje dhe duhet ta marr në konsiderate dhe nëse skuadra nuk ka qenë aq mirë në pjesën e dytë, nuk është faji i tyre por edhe i trajnerit”, tha ai.

Komentoni!