Partizani arriti një fitore fantastike në derbi përballë Dinamos me 10 lojtarë (shiko video) në sfidën e javës së 31-të të “Abissnet Superiore”. Në një prononcim për “Super Sport”, tekniku i “Demave”, Dritan Mehmeti, dha opinionin e tij personal për këtë takim.

Penalizoi kartoni i kuq? – Ishin dy momente kyç. Pak para se të merrte dy kartonë Masanga, Skuka kishte një mundësi për ta menaxhuar më mirë. Masanga është një lojtar shumë i mirë. S’jam marrë kurrë me arbitrat, por të marrësh një lojtar të verdhë në minutën e 5’ dhe na hoqi një lojtarë shumë të mirë si Masanga.

Zhunior-Cara? – Duhet të kuptojmë që Zhunior ka qenë gjithmonë prezent. Është shumë i rëndësishëm për ne. Më vjen mirë për Carën, që duhet ta kuptojë se duhet të luaj kështu në çdo ndeshje. Nëse e interpreton si sot, Cara do të bëjë shumë mirë. Ka arritur këtu falë punës së tij.

Trajneri i ardhshëm? – Jam shumë krenar, sidomos edhe për lojtarët se kemi rikuperuar goxha dhe kemi kthyer me lojtarët ekipin në luftë për Europën. U eliminuam në Kupë në shtesë. Është meritë e lojtarëve dhe stafit. Por nuk kemi mbaruar ende.

Sa u përket zërave, nuk e kam problem fare se unë e respektoj punën time, klubin e lojtarët dhe shpresoj që kushdo të vijë pas meje, të bëhet më e mira për Partizanin. Por vetëm një gjë dua të them, ndoshta nga eksperienca dhe ato që kanë dhënë trajnerët e huaj, diferencën e bëjnë vetëm rrogat.

Duhet të kemi më shumë besim te trajnerët shqiptarë. Por kur të vijnë të huajt, duhet të bëjnë diferencën.

Presion? – Duhet të kemi parasysh, që profesioni i trajnerit është profesioni i dytë me presionin më të madh. Gjithë meritën ja vendos çunave dhe stafit. Të gjithë jemi pjesë e kësaj. Do të më vinte më mirë nëse arrijmë objektivin.

Kam një marrëdhënie shumë të mirë me presidenti dhe ai meriton më tepër se kjo situatë. Ka bërë gjithçka për këtë klub. E rëndësishme është të arrijmë objektivin, sepse profesioni i trajnerit është me valixhe në dorë.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin