Partizani – Dinamo 3-1, dy-golëshi nga Cara garanton 3-pikëshin (Video)

Partizani dhe Dinamo përballen me njëri-tjetrin në derbin e kryeqytetit që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, me skuadrat që luftojnë për objektiva të ndryshëm.

Partizani i drejtuar nga Dritan Mehmeti kërkon tre pikët për t’u afruar me Kukësin në vendin e tretë, për të siguruar një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Votoni

Lojtari me i mire sot? (Partizani - Dinamo 29/4/22)

  • Cara (57%, 8 Votes)
  • Skuka (14%, 2 Votes)
  • Kallaku (7%, 1 Votes)
  • Marku (7%, 1 Votes)
  • Stenio Junior (7%, 1 Votes)
  • Rrapaj (7%, 1 Votes)
  • Sota (0%, 0 Votes)
  • H. Marku (0%, 0 Votes)
  • Hoxha (0%, 0 Votes)
  • Matondo (0%, 0 Votes)
  • Hadroj (0%, 0 Votes)
  • Bitri (0%, 0 Votes)
  • Belica (0%, 0 Votes)
  • Maguette (0%, 0 Votes)

Total Voters: 14

Loading ... Loading ...

Minutat

  • 93′ Mbaron pjesa e dyte dhe Partizani fiton 3-1 edhe pse ka luajur pjesen me t emadhe te ndeshjes me 10 lojtare.
  • 91′ ⚽ GOOOL Tedi Cara niset në kundërsulm dhe në momentin që gjendej vetëm për vetëm me Simon Simoni e gjuan topin nga distanca dhe realizon një super gol.
  • 90’ Stenio Junior shpërdoron një mundësi të artë, duke mos e dërguar topin në portë, por shumë lart saj.
  • 86’ 🔁 Zëvendësimi i fundit për Dinamon. Largohet Samake dhe në vendin e tij futet Da Silva. ‘
  • 85’ 🟨 Tension midis Ibraimit dhe Herald Markut në fushën e lojës. Gjyqtari i ndëshkon të dy lojtarët me karton të verdhë.
  • 82’ Cara lëshon një gjuajtje të bukur nga një aksion mjaft i mirë i Partizanit, por portieri tregohet fantastik me një reagim për t’i mohuar golin e tretë Partizanit.
  • 78’ 🟨 Cara shkakton një ndërhyrje të parregullt dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
  • 77’ Bardhi lëshon një krosim drejt zonës, por topi shkon drejtpërdrejtë në duart e portierit Alban Hoxha.
  • 76’ 🔁 Zëvendësim te Dinamo. Largohet Sidibe dhe në vendin e tij Çinedu.
  • 75’ 🔁 Zëvendësim te Partizani. Largohet Rrapaj dhe në vendin e tij futet Maget.
  • 62’ 🔁 Zëvendësim te Dinamo, largohet Fejzulla dhe në vendin e tij futet Sabien Lilaj.
  • 57′ 🔁 Zëvendësime te Partizani del nga fusha e lojës Skuka dhe i lë vendin Herald Markut, po ashtu largohet Kallaku dhe vendin e tij e merr Sota.
  • 57’ 🟨 Haxhiu shkakton një ndërhyrje të gabuar në zonën e Partizanit. Karton i verdhë për lojtarin e Dinamos.
  • 55’ 🟨 Eneo Bitri ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar.
  • 46’ 🔁 Dinamo e nis pjesën e dytë me dy zëvendësime. Largohen Siljanovski dhe Demiri, në vendin e tyre Bardhi dhe Mihana.
  • 46′ Fillon pjesa e dyte.
  • 45′ Mbyllet pjesa e pare.
  • 45′ 🟨 Siljanovski shkakton një ndërhyrje të gabuar në hyrje të zonës. Karton i verdhë për futbollistin e Dinamos.
  • 40′ Skuka rrezohet ne hyrje te zones. Partizani kerkon penallti, por arbitri nuk jep asgje.
  • 34′ 🟥 Matondo merr te verdhen e dyte.
  • 34’ ⚽ Rexhinaldo kërkon një 11-metërsh për shkak të një topi të prekur me dorë nga Matondo dhe gjyqtari shkon ta shohë në VAR. Jo vetem penallti por cuditersith edhe e verdha e dyte, dhe e kuqe per Matondo.
  • 30′ ⚽ GOOOL Tejdi Cara merr një top të bukur në hyrje të zonës dhe i vetëm me Simonin nuk gabon për të dyfishuar shifrat.
  • 26′ ⚽ GOOOL Stenio Zhunior përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe nuk gabon për të kaluar “Demat” në avantazh.
  • 16′ Tejdi Cara merr një top të bukur në zonë dhe lëshon një goditje të fortë, por Simoni arrin ta ndalë duke e çuar topin në goditje këndi.
  • 14′ 🟨 Matondo
  • 01′ Fillon ndeshja

Video

92′ GOOOL Cara 3-1
90′ Junior
40′ Skuka rrezohet ne zone
36′ 2-1
30′ GOOOL Cara 2-0
26′ GOOOL Junior 1-0

Komentoni!