
Partizani dhe Vllaznia përballen në “Elbasan Arena” në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, një kompeticion të cilin të dy skuadrat duan ta fitojnë jo vetëm për të shpëtuar sezonin, por edhe për të siguruar një biletë për në kompeticionet europiane.
Trajneri Dritan Mehmeti ka preferuar rreshtimin 4-3-1-2, me Kallakun pas dyshes Skuka-Stenio Junior.
Formacionet zyrtare
Partizani (4-3-1-2): Hoxha; Marku, Belica, Bitri, Sota; Matondo, Murataj, Mala; Kallaku; Skuka, Stenio Junior.
Vllaznia (4-2-3-1): Zogovic; Kruja, Adili, Diagne, Hakaj; Jonuzi, Krymi; Latifi, Da Silva, Hoxhaj; Aralica
Minutat
- 90+4′ ⌚ Mbyllet ndeshja me rezultatin 0-0. Gjithecka do te vendoset ne ndeshjen e kthimit.
- 90+3′ Shënon Aralica pas një harkimi nga këndi, ku ai gjen goditjen e duhur me kokë duke mposhtur Hoxhën. Belica pretendon për faull, gjyqtari shkon ta shohë në VAR dhe i jep të verdhë Krymit për protesta. Anullohet goli pas vendimit te VAR ber goditje me brryl ne fytyre.
- 85′ Skuka i papërmbajtshëm, lë pas Adilin në një duel shpejtësie, mungon konkretizimi i aksionit.
- 84′ Rasti më i mirë i ndeshjes i takon Partizanit. Krosim i Albion Markut dhe devijimi bukur me kokë i Skukës, shtylla shpëton Vllazninë.
- 80′ Goditje denimi per Partizanin, Maget provon me kokë por kalon topin mbi traversë.
- 78′ 🔁 Partizani hedh në fushë Liçon në vend të Malës.
- 77′ 🔁 Da Silva dhe Hoxhaj dalin nga fusha e lojës ndërsa aktivizohen Mustedanagiç dhe Heriç në radhët e Vllaznisë.
- 71′ Cara nis një pasim të mirë nga e djathta për Skukën, devijimi i këtij të fundit është shumë i lehtë për të shqetësuar Zogoviç.
- 69′ 🔁 Del Murataj, futet në fushë Maget.
- 68′ Ndërhyrje vendimtare e Bitrit, ndalon një depërtim të Latifit në krahun e majtë duke çuar topin në këndore.
- 61′ 🟨 Adili ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndalon në mënyrë të parregullt Carën.
- 46’ 🔁 Zëvendësim te Partizani, Cara merr vendin e Kallakut.
- 46′ ⌚ Nis pjesa e dytë.
- 45′ ⌚ Mbyllet pjesa e pare 0-0 pas nje minute shtese.
- 45′ Gjuan Junior nga distanca, por pret portieri.
- 38′ Esat Mala merr një top të bukur dhe del i vetëm përballë Zogovic, por nuk e kontrollon dot.
- 21′ 🟨 Marku ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Latifit.
- 18′ Aksion i shpejtë i Partizanit, Skuka në të djathtën lëshon një gjuajtje të fortë drejt portës, me Zogoviç i cili grushton jashtë.
- 13′ Partizani është më ngulmues në këto minuta duke tentuar të gjejë hapësira në mes mbrojtësve të Vllaznisë.
- 09′ Kallaku provon me një goditje dënimi nga një pozicion i favorshëm, por sfera ndalet nga muri mbrojtës.
- 02′ Menjëherë rrezikshëm Skuka. Niset në një kundërsulm të shpejtë, por para Zogoviç gjuan lehtë duke dërguar topin në duart e tij. Më pas, sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
- 01′ ⌚ Fillon ndeshja