
Skuadra vijon me intensitet përgatitjet për ballafaqimin e kthimit ndaj Vllaznisë i vlefshëm për turin gjysëmfinal të kupës së Shqipërisë.
Në drejtimin e trainerit Mehmeti dhe stafit, ekipi ka zhvilluar sot në mesditë seancën e radhës. Gjendja fizike e skuadrës rezulton optimale dhe grupi është i plotë.

Të martën ekipi do të zhvilloj edhe seancën e fundit stërvitore dhe më pas do të udhëtojë drejt qytetit të Shkodrës.

Sfida e dytë gjysëmfinale e kupës së Shqipërisë Vllaznia – Partizani do të luhet ditën e mërkurë 13 Prill, ora 17:45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Kujtojme qe ndeshja e pare eshte mbyllur me barazim pa gola, keshtu qe gjithecka eshte e hapur per kualifikimin.
Vllaznia ka ulur dhe çmimet e biletave per kete takim. Në tribunën VIP, një biletë kushton 1500 lekë, ndërsa në tribunën qendrore, çmimi është 1000 lekë. Vetëm 200 lekë kushton një biletë përballë, ndërsa mbrapa porte, mund të hysh me 100 lekë të reja.