Kallaku: Gjithmonë mundohem të jap maksimumin tim

Sherif Kallaku ka qene titullar sot dhe ka bere nje ndeshje pozitive, eshte pse nuk ishte nje fillim sic duhet ne pjeset e pare (votoni per lojtarin me te mire sot). Ai ka dhene nje deklarate pas fitore 3-1 kunder Teutes, kur Partizani mori tre pike te rendesishme ne garen per Europen. Ai ka pranuar se nuk ishte ne formen me te mire sot, por thote se jep gjithnje maksimumin.

“Normalisht jam i kënaqur me rezultatin sepse na jep vazhdimësi. Në aspektin personal, s’jam i kënaqur. Unë s’kam qenë në gjendjen time më të mirë. Nuk dua të justifikohem, por mundohem të jap maksimumin në fushë.

Pozicioni – Sot luajtëm 4-3-3 dhe unë s’e kam problem pas sulmuesit apo në treshe të brendshme. Zbatoj gjithmonë ato që më jep trajneri. Por, duke parë se Skuka është lojtar i shpejtë sepse unë bazohem te sulmuesi që kam përpara. Me formacionin e sotëm ndihem komod.

Numri 10 – Numri 10 është një përgjegjësi e madhe. Unë s’e kam problem sepse e kam mbajtur gjithmonë, madje edhe në Kombëtare. Gjithmonë mundohem të jap maksimumin tim. Nuk dua të gjej justifikime dhe dua vetëm të shoh përpara.

Kupa – Unë do futem në fushën e lojës të jap maksimumin dhe të arrijmë objektivin.

Sezoni – Mesa di unë, Partizani është projektuar për kampion. Në aspektin tim personal, në gjendjen ku është Partizani do të isha i lumtur që ta lija me një trofe të Kupës. Do ta quaja sezon të shpëtuar në një vend në Europë.”

Komentoni!