
Partizani e Teuta përballen në “Elbasan Arena” në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 të kampionatit.
Skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmeti vjen pas një fitore të rëndësishme kundër Laçit dhe tani beson më shumë se kurrë te Europa.
Nga ana tjetër, ekipi i Renato Arapit, vjen pas një barazimi pa gola në shtëpi me Skënderbeun dhe i bashkohet skuadrave në luftën për mbijetesë.
Votoni
Lojtari me i mire sot? (Partizani - Teuta 9/4/22)
- Skuka (50%, 39 Votes)
- Matondo (21%, 16 Votes)
- Kallaku (10%, 8 Votes)
- A. Marku (5%, 4 Votes)
- Bitri (5%, 4 Votes)
- Stenio Junior (3%, 2 Votes)
- Mirosvlajev (3%, 2 Votes)
- Mala (1%, 1 Votes)
- Belica (1%, 1 Votes)
- Murataj (1%, 1 Votes)
- Cara (0%, 0 Votes)
- Hoxha (0%, 0 Votes)
- Sota (0%, 0 Votes)
- Liço (0%, 0 Votes)
Total Voters: 78

Formacioni

Minutat
- 90+7′ ⌚ Mbyllet ndeshja me fitore 3-1. Tre pike te rendesishmene gare per Europen.
- 90+6′ ⚽ 3-1 GOOOL Mirosvaljev gjen me ne fund golin. Ai merr topin në mesin e fushës dhe avancon i qetë drejt portës së boshatisur për të mbyllur çdo gjë.
- 87’ Sfida luhet e qetë në mesfushë me të dyja skuadrat që qëndrojnë në zonën e tyre.
- 80’ 🔁 Zëvendësim i dyfishtë te Partizani. Largohen Sherif Kallaku dhe Skuka, në vendin e tyre Murataj dhe Mirosvlajev.
- 78’ Kotobelli provon një gjuajtje me të majtën, por Alban Hoxha e kontrollon pa probleme.
- 75′ Me kerkuese Teuta ne keto minuta.
- 62′ 🔁 Zëvendësim i dyfishtë te Teuta. Largohen Daci dhe Akuah dhe në vendin e tyre Hyka dhe Hebaj.
- 62’ 🔁 Zëvendësim te Partizani, largohet Cara dhe në vendin e tij Liço.
- 52′ ⚽ 2-1 GOOOL Kros ne zone nga Kallaku dhe Bitri eshte aty i gatshem te gjuaj me koke dhe nuk fal. Partizani ne avantazh.
- 49′ 🟨 Cara rrëzohet në zonë dhe pretendon për penallti, por gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë futbollistin e Partizanit për simulim.
- 46′ ⌚ Starton pjesa e dyte.
- 45+4′ ⌚ Mbyllet pjesa e pare me shifrat 1-1. Partizani e nis i pergjumur kete ndeshje, por pas golit te miqve, fillojme te sulmojme me shume dhe goli vjen ne fund kur eshte si gjithnje Skuka ai qe tregohet i vemendshem dhe ne vendin e duhur per ta derguar topin ne rrjete.
- 45+2′ ⚽ 1-1 GOOOL Skuka realizon, por arbitri e konsideron të parregullt për shkak të pozicionit. VAR në lojë. Pas konsultimit me VAR, duket se mbrojtësi i Teutës është ai që e pason topin drejt Skukës, i cili nuk e fal Qirkon.
- 45+1’ Lojtarët e Partizanit pretendojnë për një 11-metërsh, por gjyqtari akordon vetëm goditje këndi.
- 40′ Bitri provon me një gjuajtje me kokë nga afer portes, por portieri perseri ben mrekulline dhe i mohon barazimin Partizanit
- 36′ Bitrit i del mirë një top brenda zonës, por Qirko del shumë shpejtë duke i hequr mundësinë për të barazuar.
- 27′ ⚽ 0-1 Ivanovicc merr një krosim në zonë dhe përfiton nga një gabimi i Alban Hoxhës për ta dërguar topin me kokë në rrjetë.
- 25’ Cara merr një krosim të bukur dhe lëshon një goditje me kokë nga nje pozicion shume i mire, por Qirko arrin të shmangë golin.
- 05’ 🟨 Daci ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Matondos
- 01′ ⌚ Starton sfida.
Video
Foto



