
Trajneri Mehmeti ka folur per mediat pas fitores se sotshme kunder Teutes me shifrat 3-1 (shikoni golat).
“Mendoj që fillimisht duhet të përgëzoj lojtarët për karakterin që treguan sot. I falënderoj për shpirtin e garës. Jam i pakënaqur me fillimin e ndeshjes. Në aspektin psikologjik duhet të jemi në ritmin e duhur. Më vjen keq se kemi pësuar nga goditjet standarte.
Vendi i tretë – Gjatë gjithë kohës kam qenë i përqëndruar për t’i injektuar skuadrës mentalitetin e duhur. Partizani duhet patjetër të respektojë veten, të luftojmë deri në fund në të dyja aspektet.
Albion Marku – Në pjesën e parë të kampionatit s’jemi rrezikuar nga goditjet standarte. Markun e futa në të majtë sepse kisha parasysh cilësitë e tij që është shumë i shpejt. U mundova që Grudën ta markoja me Markun. Ai e nisi keq ndeshjen, por u përmirësua ndjeshëm. Kur barazuam, e spostova në të djathtë për të sulmuar, ndërsa Sotës i dhashë detyra më shumë mbrojtëse.
Bitri dhe Skuka – Mendoj që Bitri është një lojtar i Partizanit. Është rikthyer në shtëpi. I dimë cilësitë e tij. Më vjen mirë sepse ka gjetur formën. Sa i përket Skukës është lojtar i fituar. Jam kërkues ndaj tij sepse nuk duhet vetëm goli, por duhet të jetë më shumë impenjativ. Duhet të kuptojmë se vjen nga liga e parë dhe ritmi i Superligës është më i lartë. (votoni per lojtarin me te mire sot)
Barazimi i Vllaznisë – Sa i përket Vllaznisë, jam fokusuar shumë te skuadra ime. Fitorja jonë sot jep një entuziazëm. Do të jetë një histori tjetër në Kupë. Me një tifozëri që ka Vllaznia besoj se do të ketë histori tjetër. E kam thënë dhe më parë, Shkodra në rast se e meriton të duartroket.”