Kastrioti arriti të merrte tre pikë ndaj Partizanit ne ndeshjen e Superliges, por ajo qe ka rene ne sy ka qene nje gjest i shemtuar i vendasve.

Në minutën e 42′ Stenio Junior hedh në tokë kapitenin e Kastriotit, Sokol Nezirin. Ky i fundit ka ofenduar sulmuesin brazilian duke e etiketuar si “majmun budalla”, ndërsa më tej Neziri thotë në një postim se Junior e ka ofenduar nga familja.

Stenio Junior ka reaguar me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” te cilin mund ta lexoni me poshte:

Ndoshta do të ketë disa, që ende mendojnë se është thjesht ‘viktimizëm’ siç ka qenë gjithmonë, në të gjithë botën, ishte dje, ndoshta do të jetë një ditë tjetër, shpresoj kurrë më, por kurrë nuk do t’i kuptoj mendjet e këtyre. Derra, të quhesh të paktën derr, të jesh në mes të sportit që gëzon botën përballë kaq shumë trazirave, përpara se të mësosh të jesh njeri i vërtetë, mëso të jesh Njerëzor.

Dje më është dashur të kaloj një situatë shumë të trazuar, gjatë ndeshjes Kastrioti -@fkpartizani, ku një lojtar i tillë më ka fyer duke më quajtur “Ti je një majmun budalla”, pa asnjë arsye, siç do ta shihni ne kete video. U perpoqa te dal nga fusha dhe ketu ndoshta fillon niveli im maksimal i urrejtjes, per dicka qe po e perjetojme cdo moment.

Nuk kemi dënim që na bën të besojmë se një ditë kjo do të ketë fund. Ne presim dhe meritojmë respekt, ky është FUTBOLL, por kurrë në jetë mos ji personazh i keq dhe frikacak.

Ai nuk e di historinë time të jetës, njerëzit që më njohin e dinë natyrën time dhe kush jam unë si profesionist, burrë dhe qenie njerëzore, ndaj vlerësoj vetëm RESPEKTIN.

Falenderoj shokët e skuadrës që më pritën në atë moment urrejtjeje totale dhe më dhanë shumë qetësi. Ndaj djalosh, ki SHUM RESPEKT per vellezerit qe vrapojne edhe perkrah teje, nuk ka kohe! Por e gjithë kjo do të marrë fund, kur të bëhet drejtësi”.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin