
Partizani eshte mposhtur nga Kastrioti me rezultatin 1-0, në sfidën e javës së 24-t të Superiores, që i pati të gjitha, tensionin, rastet dhe penalltinë e humbur nga Kallaku si dhe momentet e dyshimta.
Pjesa e parë ishte e luftuar, ndërsa rastin më të mirë e pati Stenio Junior në minutën e fundit. Braziliani humbi një shans të artë me portën bosh pas asistit të Carës, duke kryer një tjetër gafë fatale si në derbin me Tiranën.
“Demat” kishin një tjetër mundësi për të kaluar në avantazh në minutën e 57-të. Arbitri Alla akordoi penallti pasi pa pamjet në VAR, duke e cilësuar të parregullt ndërhyrjen e Hussein ndaj Stenio Junior. Sherif Kallaku mori përsipër ekzekutimin nga pika e bardhë dhe e dërgoi topin jashtë.
Kastrioti mori zemër dhe dhjetë minuta përpara fundit gjeti golin e avantazhit. Kaina shfrytëzoi një krosim të Hasanit, fitoi duelin ajror me mbrojtësit kundërshtare dhe nisi festën krutane.
Partizani regjistroi keshtu humbjen e shtatë sezonale dhe mbetet në vend të pestë me 35 pikë.
Ka pasur dhe nje moment te shemtuar ne kete ndeshje. Ishte një ndërhyrje në minutën e 42′ ku Stenio Junior hedh në tokë kapitenin e Kastriotit, Sokol Nezirin. Ky i fundit ka ofenduar sulmuesin brazilian duke e etiketuar si “majmun budalla”.