Barazimi 2-2 ndaj Egnatias ishte shumë i dhimbshëm për Partizanin. Jo vetëm qe ishte nje deshtim ndaj një rivali modest ku pritej te merrnim fitore, por edhe për faktin se solli pezullimin e plot tre lojtarëve për ndeshjen ndaj Kastriotit.

Eneo Bitri dhe Albion Marku, dy nga shtyllat më të forta të mbrojtjes u ndëshkuan me kartonë të kuq dhe do të duhet ta shohin ndeshjen e radhës nga televizori. Ndërkohë, pika e referimit në sulm, Xhuliano Skuka, u ndëshkua me karton të verdhë dhe plotësoi numrin 4 të tyre, duke u detyruar gjithashtu të mungojë në betejën e radhës.

Përveç tyre, Kallaku vazhdon të mos jetë në gjendje optimale fizike për shkak të gjendjes gripale që po e mundon prej disa ditësh dhe prania e tij ndaj Kastriotit është ende në dyshim.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin