
Në vigjilje të sfidës ndaj Egnatias, për mediat ka folur mesfushori i Partizanit, Arinaldo Rrapaj, i cili ka analizuar gjendjen aktuale të Partizanit. Ai ka dhënë dhe një koment për shortin e Kupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë si dhe për të ardhmen e tij.
Derbi ndaj Tiranës
“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, krijuam raste, por derbi është derbi, kështu që jemi të kënaqur edhe me një pikë.”
Egnatia
“Në çdo ndeshje futemi në fushë për të marrë tre pikët, do stërvitemi fort për fituar. Do e studiojmë kundërshtarin, do e sulmojmë te pikët e dobëta.”
Shorti i Kupës
“Çdo kundërshtar është i njëjtë, të tre ekipet janë shumë të forta. Goli jashtë fushe nuk vlen më, kështu që shpresoj të marrim rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë. Mendoj se Europa është pak më e vështirë nga kampionati. Dy ndeshje janë në Kupë, do e kemi më të lehtë nga Kupa.”
Ndryshimi mes Ilir Dajës dhe Dritan Mehmetit
“Të dy janë trajnerë shumë të mirë, kanë strategji të ndryshme loje, por ndihem mirë me strategjinë që kërkon trajneri Mehmeti. Jam përshtatur, kemi krijuar një grup shumë të fortë. Jam munduar të jap më të mirën, deri tani më ka ecur. Ky është sezoni më i mirë deri tani, shpresoj të vazhdoj kështu.”
E ardhmja
“Jam i përqendruar te Partizani, pse jo nëse vjen ndonjë ofertë. Do më pëlqente shumë të luaja në Gjermani”, përfundoi Arinaldo Rrapaj.