Ultras Guerrils ofrojnë bileta falas për tifozët nën 16 vjeç

Nesër ora 16:45 luhet Partizani- Kukësi në “Qemal Stafa”. Si rrallëhere, çmimi i biletës në tribunën N është vetë 100 LEK.

Duke marrë shkas nga ky “veprim i çuditshëm i klubit në lidhje me uljen drastike të çmimit”, Ultras Guerrils kane deklaruar se do të ofrojnë bileta falas për tifozët nën 16 vjeç.

“Ju njoftojmë se ditën e neserme do te keni mundësinë ti blini biletat tek Baza 46, secili nga antarët dhe tifozët do të paguajë 300 lekë për 3 bileta, dy nga të cilat do ti shpërndahen FALAS tifozëve nën 16 vjeç,” shkruhet në lajmerimin e grupit ultras. “Ftojmë të gjithë antarët ti bashkohen kësaj nisme, dhe gjithashtu të gjithë tifozët e vegjël të Partizanit të tërheqin biletën e tyre FALAS.”

Gjithashtu grupi ka ironizuar me drejtuesit duke thënë se shpresojnë “të pasohet edhe me uljen drastike të rrogave të drejtuesve, uljen e numrit të dështuesve kronikë në klub, uljen e numrit të servilave dhe të njerëzve që nuk kane lidhje me ekipin dhe ngjyrat e Partizanit.”

Komentoni!