Andri Hadroj partizani

Valentino Murataj është mungesa e sigurt e Partizanit në ndeshjen e ardhshme ndaj Kukësit, një nga rivalët më të vështirë në Kategorinë Superiore.

Mesfushori u ndëshkua me të kuq pas vetëm 11 minutash nga hyrja në fushë ndaj Dinamos dhe është i pezulluar për ndeshjen kundër verilindorëve të mërkurën.

Një mungesë e rëndësishme për Mehmetin, pasi Murataj është aktivizuar rregullisht në ndeshjet e fundit.

Por edhe Hadroj duket se do të mungojë. Gjatë stërvitjes së djeshme, në një duel, ai pësoi goditje në kavilje. Menjëherë ndërhynë mjekët, të cilët sinjalizuan trajnerin se mbrojtësi nuk mund të vazhdojë.

Pukjani doli duke çaluar nga fusha dhe më pas fizioterapistët i fashuan këmbën. Ekzaminimet mjekësore do të tregojnë shkallën e dëmtimit të ish-mbrojtësit të Bylisit, por ndeshja është vetëm nesër dhe koha nuk premton aspak. Kështu, me shumë mundësi Hadroj nuk do të jetë i gatshëm për Mehmetin.

Ashtu siç ndodhi edhe në stërvitje, lojtari që e zëvendëson pritet të jetë Sota, i cili në ndeshjet kur i është dhënë mundësia të luajë, ka bërë shumë mirë të dyja fazat e lojës.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin