Karton i kuq dhe VAR, Partizani merr vetëm një pike në derbi (VIDEO)

Kampionati shqiptar do të mbyllet ditën e sotme me supersfidën Dinamo-Partizani. Derbi i kryeqytetit i gjen ekipet në diferencë prej 10 pikësh me njëra tjetrën, me të kuqtë që gjenden në vendin e pestë me 29 pikë, ndërsa dinamovitët në të tetin me 19.

Ndeshja u luajt ne “Elbasan Arena”, nje stadium qe ka qene me fat kete sezon per te kuqte. Por kjo ishte një ndeshje e vakët dhe pa “shijen” e një derbi ishte kjo e mbrëmjes së sotme mes Dinamos dhe Partizanit. Dy skuadrat e kryeqytetit janë ndarë në paqe me barazimin pa gola, 0-0. Megjithatë përtej rezultatit, ishte ndeshja ajo që la për të dëshiruar, me raste të pakta për të realizuar dhe aspak efektive nga asnjëra prej skuadrave.

Në pjesën e parë dy skuadrat e kryeqytetit u ndanë në paqe me barazimin 0-0, teksa më kërcënues ishin “të kuqtë”. Cara, Mala e Kallaku tentuan në disa raste që të godisnin portën e Harizajt në këtë fraksion, por ishin të pafat.

Partizani tregoi karakter, sa i përket dominimit të ndeshjes, por në finalizim gaboi shumë në 45-minutëshin e parë të derbit, teksa Dinamo tregoi formë të mirë deri diku në mbrojtje, por më shumë në ne portë, me Harizaj që shpëtoi ekipin e tij në disa raste të rrezikshme.

Edhe pjesa e dytë e kësaj përballjeje do të vinte pak a shumë me të njëjtin ritëm si 45-minutëshi i parë. Ritmi i këtij fraksioni u diktua në pjesën më të madhe nga Partizani, megjithatë pa rezultat. Momenti më i rrezikshëm ka qenë në minutën e 80’, kur Murataj doli jashtë me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Siljanovskit, teksa Partizani rrezikoi edhe penallti, por VAR e hoqi dhe i dha goditje dënimi Dinamos, që nuk mundi ta shfrytëzonte këtë rast.

Rastet edhe në këtë fraksion ishin më të shumta për “të kuqtë” e kryeqytetit, të cilët përpos dëshirës nuk ia dolën të merrnin 3 pikët dhe të ngjiteshin në renditje, duke qëndruar në vendin e pestë me 30 pikë. Teksa Dinamo i shpëtoi momentalisht zonës së kuqe, duke kaluar në vendin e shtatë me 20 pikë, pas pikës së marrë nga ky barazim.

Video

83′ Junior
Penallti per Dinamon
71′ Skuka
65′ Kallaku
45′ Cara dhe Kallaku
43′ Mala
22′ Bitri

Minutat

  • 90’+2′ 🔁 Sota merr vendin e Kallakut në radhët e Partizanit.
  • 87′ 🔁 Liço hyn në fushë në vend të Junior.
  • 86′ Një harkim nga e djathta sjell një moment të rrezikshëm por Sidibe largon dy herë topin per blute.
  • 83′ Junior humbet një rast shumë të mirë, godet shumë lehtë topin drejt portës së Dinamos dhe ndalet nga portieri Harizaj.
  • 80’re VAR thote faulli është jashtë zonës, por kartoni i kuq i Muratajt qëndron. Partizani mbetet me 10 lojtarë.
  • 76′ 🟥 Penallti për Dinamon dhe karton i kuq për Valentino Muratajn, i cili ndali aksionin individual të Goran Siljanovskit. Partizani me dhjetë lojtarë.
  • 71′ Inkursion i bukur i Xhuliano Skukës, i cili lë pas Samakeh, por Harizaj grushton gjuajtjen e sulmuesit të Partizanit
  • 69′ 🔁 Mirosavljev dhe Murataj hyjnë në fushë e lojës në vend të Carës dhe Muratajt.
  • 61′ Marku bën një kalim të mirë në krahun e djathtë duke marrë fundoren. Pasimi i tij në qendër kalon mes këmbëve të disa lojtarëve, por asnjë prej të kuqve nuk është aty për të devijuar sferën në rrjetë.
  • 46′ Fillon pjesa e dyte pa zevendesime.
  • 45’+3′ Mbyllet pjesa e pare pa gola
  • 45’+2′ Dy mundësi shumë të mira për Partizanin. Tedi Cara mposht Harizajn, por jo Sidiben, i cili shpëtoi portën e Dinamos. Tenton edhe Sherif Kallaku, grushton portieri Harizaj.
  • 43′ Mala realizon goditje qendrore në portën e Dinamos, por eshte qendrore.
  • 28′ Pak raste deri tani. Më insistues të kuqtë në këto minuta, por nuk gjejnë hapësira në mbrojtjen kundershtare.
  • 22′ Një goditje dënimi harkohet nga Kallaku në zonë. Topi arrin te Bitri i cili gjuan me kokë, por portieri nuk e ka të vështirë ta presë në pozicion.
  • 18′ 🟨 Belica është i pari që ndëshkohet me të verdhë, pas një faulli ndaj Bardhit.
  • 16′ Rrezik ne porten tone pas nej pasigurie te kapitenit Hoxha.
  • 09′ Partizani ekzekuton me skemë një goditje dënimi nga krahu i djathtë, por nuk zbaton siç duhet veprimin dhe topi largohet pa krijuar rrezikshmëri.
  • 06′ Duel shpejtësie mes Sidibe dhe Skukës i cili rrëzohet në hyrje të zonës. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.
  • 01′ Fillon ndeshja ne “Elbasan Arena”. Formacioni i kuq: Hoxha; Marku; Bitri; Belica; Hadroj; Rrapaj; Kallaku; Mala; Cara; Skuka; Junior.

Foto

Komentoni!