Trajneri Dritan Mehmeti ka foluar sot pas barazimit 0-0 kunder Dinamos.

Çfarë mungoi sot –
Mehmeti: Ajo që them për sot është se kemi mungesë sinkronizimi para porte, nxitohemi në veprime. Kemi qenë me Skukën, Kallakun dhe Malën para porte. Sa kalojnë minutat, kur kërkon fitore me ngulm skuadra del nga detyrat.
Impenjimi –
Mehmeti: Skuadra ka qenë e motivuar, çdo ndeshje ka historinë e vet. Edhe pse i kemi mundur, nuk do të thotë se sot ishte më e lehtë. Kemi pasur raste të pastra para porte, nuk shënuam.
Kundërshtari –
Mehmeti: Ishin vendosur me forca pas, në situata doja verikalizime me Kallakun dhe Malën. Besoj se skuadra do ishte në ekuilibër nëse do bënim një gol. Ka disa situata në fushë që nuk i drejton trajneri, janë lojtarët që duhet t’i zgjidhin. Lojtarët duket të ishin të gatshëm deri në minutën e 90, edhe në shtesë.
Vendosja e lojtarëve –
Mehmeti: Kemi pasur probleme por ky nuk është justifikim. Për shkak të kundërshtarit, jemi përshtatur me filozofi të ndryshme. Jam munduar të përshtas lojtarët që kam.
Të kënaqur me një pikë –
Mehmeti: Objekti i radhës është ndeshja në vazhdim. Nëse shohim larg, nuk arrijmë atë që kemi afër. Duhet të ishim më kërkues në 20 metrat e fundit, për të shkuar te goli.
Kallaku duhet të futet në lojën e ekipit –
Mehmeti: Nuk është e lehtë të sinkronizosh lojën e Kallakut. Jam munduar që edhe me Skukën që do hapësira të tregohemi mirë në kundërveprime, kjo për t’i dhënë mundësi Kallakut. Është e vështirë sepse linja e sulmit ka ndryshuar shumë, me lojtarë me natyra të ndryshme. Duhet kohë, ai pasi i fundit e vuajnë shumë skuadra të mëdha. Ndihet presioni për fitore.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin