Trajneri Mehmeti me skuadër të plotë për derbin

Partizani zhvilloi ditën e djeshme stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e javës së 22-të të Kategorisë Superiore ndaj Dinamos të premten në “Elbasan Arena”.

Lajmi i mirë për trajnerin Dritan Mehmeti është se ditët e fundit janë stërvitur të gjithë lojtarët, çka do të thotë se ndaj Dinamos, Partizani është gati të luajë me një skuadër të plotë.

Skuka dhe Hadroj, të cilët kanë pasur probleme ditët e fundit, tashmë janë shëruar plotësishtdhe janë të gatshëm të luajnë që nga minuta e parë.

Ditën e djeshme trajneri Mehmeti është marrë kryesisht me aspektin fizik, pasi në javët e fundit ndeshjet kanë qenë të ngjeshura në kohë dhe shkaktojnë lodhje te lojtarët.

Komentoni!