
Lëvizjet në kampin e kuq kanë nisur menjëherë pas përfundimit të kampionatit dhe emri i parë që “përshëndetet” me kryeqytetasit është Vusal Isgandarli. Sulmuesi 30-vjeçar nga Azerbajxhani nuk do të jetë më pjesë e “Demave” për sezonin e ardhshëm, duke u bërë kështu largimi i parë zyrtar në këtë prag merkatoje.
Isgandarli e mbyll aventurën e tij me Partizanin pas një viti, periudhë gjatë së cilës arriti të gjejë rrugën e rrjetës në 6 raste. Ndonëse kishte pritshmëri për një rinovim të mundshëm, palët duket se kanë vendosur të ndajnë rrugët, duke mos e zgjatur bashkëpunimin përtej kontratës aktuale. Azeri lë një vend vakant në repartin ofensiv, duke i hapur rrugë lëvizjeve të tjera që pritet të ndodhin në ditët në vijim.
Ky largim pritet të jetë vetëm fillimi i një prej disa largimeve, edhe pse drejtuesit synojne te mabjne pjesen me te madhe te lojtareve, ndërsa Partizani synon të ndërtojë një skuadër më efikase për të sulmuar objektivat madhorë në sezonin e ri.





Komentoni!