Dy futbollistë në një bisedë gjatë stërvitjes, me një portier në bluzë të gjelbër dhe një lojtar tjetër në bluzë të zezë.

Një lëvizje e papritur ka surprizuar kampin e kuq. Kushtrim Voka, i cili shërbeu si trajner i portierëve që prej verës së vitit 2023 dhe si video-analist gjatë këtij edicioni, ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me klubin.

Kontributi i tij i dyfishtë në stafin teknik e bën këtë largim me te rendesishem për ecurinë e mëtejshme të “Demave”, duke krijuar një vakuum të papritur në përgatitjen e gardianëve të kuq.

Në mesazhin e tij të lamtumirës, Voka ka përdorur fjalë që po bëjnë xhiron e rrjetit për shkak të sinqeritetit dhe etikës profesionale. Ai theksoi se vendimi nuk erdhi nga mungesa e pasionit, por nga respekti i lartë që gëzon për logon e Partizanit.

Postimi i Kushtrim Vokës:

“Ka momente kur futbolli nuk matet vetëm me rezultate, por me ndjenjën e përgjegjësisë.

Sot po largohem, jo sepse më eshte shuar dëshira per ketë klub, por sepse respekti që kam për të më detyron të jem i sinqertë me veten dhe me gjithë ju.

Kam dhënë gjithçka çfarë kam ditur e mundur, me gabime, me pasion, me netë pa gjum dhe me shumë krenari për stemën që kam përfaqësuar.

Falemnderime të sinqerta çdo lojtari, çdo kolegu, çdo drejtuesi dhe presidentit. Falemnderime për çdo punëtor që punon larg vëmendjes, por mban gjithçka gjallë. Falemnderime për çdo tifoz, guerrils që i jep kuptimin e vërtetë këtij klubi.

Për fund, uroj që Partizani të vazhdojë të ecë përpara, me forcë, identitet dhe dinjitet. Dhe kur të flitet për këtë periudhë, të kujtohet se ka pasur njerëz që e kanë dashur ketë fanellë.

Mirupafshim pmtp”.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin