
Partizani U-18 u mposht dje nga Tirana U-18 me rezultatin 0-1 në stadiumin “Arena e Demave”. Bardheblutë fituan edhe titullin kampion me ndihmen e gjyqtarit, ndërsa Partizanit U-18 i bënte punë vetëm fitorja në sfidën e javës së fundit.
Ka qene nje episod skandaloz me një penallti të mohuar në minutën e 72-të, që mund të ndryshonte fatin e sfidës. Gjyqtari Gerard Çokaj e konsideroi si episod të rregullt, për të vijuar lojën normalisht nga fundorja.
“Një penallti e pastër e padhënë nga gjyqtari Gerald Çokaj në favor të Partizanit U18 rezultoi episodi që ndikoi drejtpërdrejt në fatet e titullit kampion në finalen ndaj Tiranës.
Ky është momenti i penalltisë së mohuar për të kuqtë”, shkruan “Partizani Channel” në reagimin e publikuar pas derbit.
Ja video:
Ne fund te ndeshjes ka pasur edhe dhunë masive mes futbollistëve, teksa më pas u përfshinë edhe tifozët, ndërkohë që situata doli nga kontrolli per disa minuta.
Gjithçka ka nisur kur një prej lojtarëve të Tiranës, pas triumfit që u dha titullin kampion, ka marrë flamurin e këndit dhe ka vendosur fanellën “bardheblu” mbi të. Ai është nisur drejt mesit të fushës, veprim i cili irritoi kundërshtarët, të cilët me ndihmën e stafeve e morën flamurin.
Pikërisht aty ka shpërthyer edhe sherri. Në këtë ngjarje të dhunshme janë përfshirë edhe familjarë të shumtë të futbollistëve të Partizanit dhe Tiranës.






Komentoni!