Historia e FK Partizanit nuk është shkruar vetëm në fushën e blertë, por edhe në shkallët e stadiumit, përmes zërit dhe pasionit të mijëra tifozëve që e kanë ndjekur ekipin në çdo hap. Nga përmbysjet dramatike, ndeshjet ne Kategori të Dytë e deri te fitoret historike ndaj emrave të medhenj evropianë, çdo brez ka “pjesën e tij të jetës” të lidhur me ngjyrat e kuqe.

Kujtojmë shpesh “epokën e artë” të viteve ’60, kur stadiumi “Qemal Stafa” mbushej plot e përplot për të parë lojën virtuoze të Panajot Panos apo fitoren legjendare 1-0 kundër Torinos në vitin 1968.

Por, po aq të rëndësishme janë edhe kujtimet e viteve të fundit me disa tituj kampion apo ndeshjet në “Arenën e Demave”, ku tradita vazhdon të jetë e gjallë.

Mos harroni te na ndiqni dhe në Instagram dhe X (Twitter) per me shumë foto e lajme.

Na tregoni historinë tuaj!

Sot duam që tifozë të kthehen pas në kohë, meqë tashmë sezoni i tanishem është mbyllur. Ne ju ftojmë të ndani me ne:

  • Kujtimin tuaj më të bukur: Cila ka qenë ndeshja e parë që keni parë në stadium?
  • Emocionin e golit: Cili gol ju ka bërë të brohorisni e të ngjireni?
  • Fotografitë tuaja: A keni ndonjë foto të vjetër nga shkallët e stadiumit, ndonjë biletë të ruajtur apo një shami të kuqe që mban erë histori?

Futbolli është mbi të gjitha ndarje emocionesh. Pavarësisht nëse keni qenë dëshmitarë të sfidave të mëdha, apo keni ndjekur ekipin në ditët më të vështira, çdo rrëfim është i çmuar në historinë e madhe të Partizanit.

Postoni fotot dhe tregimet tuaja në komentet më poshtë ose në Facebook!

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy