Partizani duket se po përgatitet për ndryshime rrënjësore. Pas dështimit për t’u kualifikuar në “Final Four” dhe mbetjes jashtë zonës europiane, vëmendja është zhvendosur te stoli.

“Panorama Sport” raporton nje lajme surprizë që Julian Ahmataj është një nga kandidatët kryesorë për të pasuar Oltijon Kërnajën dhe Raulf Zhivanajn.

Ahmataj, i cili së fundmi mbylli aventurën e tij me Shqipërinë U-19, nuk është një emër i panjohur në kryeqytet, por karriera e tij është e lidhur më shumë me rivalët. Gjatë periudhës 2021-2024, ai shërbeu në role të ndryshme te skuadra e dytë me e rëndesishme në kryeqytet, duke drejtuar si akademinë ashtu edhe ekipin e parë bardheblu.

Ndonëse elbasanasi ka pasur një periudhë të shkurtër si futbollist te Partizani, profili i tij si trajner shihet me skepticizëm nga një pjesë e tifozërisë, e cila kërkon një emër me peshë për të nxjerrë ekipin nga kriza.

Zgjedhja e trajnerit të ri vjen në një moment kritik, ku “Demat” sapo kanë regjistruar rekordin më negativ që prej rikthimit në elitë: tetë ndeshje radhazi pa fitore. Me vetëm 3 pikë të grumbulluara në fazën e fundit dhe 18 gola të pësuar, stoli i Partizanit është kthyer në një “patate të nxehtë”.

Tani për tani mendojmë se ky është thjeshtë një thashethem. Mbetet për t’u parë nëse Ahmataj do të jetë njeriu që do të marrë besimin e drejtuesve për të nisur rindërtimin, apo nëse klubi do të kthejë sytë nga opsione të tjera për të evituar një tjetër sezon tranzicioni.

C’mendim keni per Ahmatajn? Lini nje koment ketu ose ne Facebook!

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin