
Ekipi i Partizanit në basketboll për femra pësoi një humbje të rëndë në transfertë ndaj Flamurtarit, me rezultatin 76-55, në një ndeshje të zhvilluar sot më 5 Maj 2026 në sallën e Vlorës. Vajzat e kuqe nuk gjetën kurrë ritmin e duhur dhe u dorëzuan ndaj një Flamurtari të organizuar dhe efikas.
Si shkoi ndeshja
Partizani filloi keq dhe nuk arriti të rikuperojë diferencën. Rezultatet pjesë pas pjese tregojnë një histori të qartë: 17-6, 22-23, 11-9, 26-17.
Vetëm perioda e dytë u fitua nga Partizani por edhe ajo ishte pothuajse e barabartë. Flamurtari ndërtoi epërsinë në dhjetë minutat e para dhe nuk e la më. Nje ndeshje per tu harruar.
Lojtaret e Partizanit
Najiyyah Pack-Maddox ishte lojtarja më e mirë e Partizanit me 18 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime në 33 minuta lojë.
Dasia Meyer Evans kontribuoi me 10 pikë dhe 4 kërcime, ndërsa Ornela Labaj shtoi 9 pikë dhe 10 kërcime.
Statistikat e ekipit
Numrat nuk gënjejnë. Partizani shënoi vetëm 39% të gjuajteve nga (24/61) kundrejt 47% të Flamurtarit (25/53) — diferencë e ndjeshme që shpjegon diferencën në rezultat.
Edhe nga tre pikëshi situata ishte alarmante: vetëm 26% saktësi (5/19) për vazjat e kuqe, ndërsa Flamurtari qëlloi 47% (8/17).
Në kërcime Flamurtari dominoi 37-31, me 20 asistime kundrejt 13 të Partizanit. Elementi që dëmtoi më shumë të kuqezinjtë ishte numri i humbjeve të topit — 20 për Partizanin kundrejt vetëm 16 të Flamurtarit — që u shndërruan direkt në 28 pikë për kundërshtaren.
Nga ana tjetër, Partizani kishte epërsi në pikët brenda zonës (36-30) dhe në mundësitë e dyta pas topave ne tabele ne sulm (11-2), por këto avantazhe nuk u shfrytëzuan dot për të ndikuar në rezultat.
Ky ishte gjithesesi nje sezon i suksesshem per vajzet a kuqe qe u zhpallen keshtu nenkampione kombetare ne basketboll.
Renditja e sezonit







Komentoni!