
Partizani U19 ka shkruar një tjetër kapitull të suksesshëm në historinë e klubit, duke u shpallur kampion i Shqipërisë në volejboll për këtë sezon. Të rinjtë e kuq dominuan serinë finale ndaj Farka Volley, duke treguar superioritet si në lojë ashtu edhe në rezultat.

Në ndeshjen e kthimit, të zhvilluar në palestrën e Farkës, Partizani triumfoi pastër me rezultatin 3-0, duke vulosur titullin kampion. Edhe sfida e parë kishte përfunduar në favor të tyre, çka e bën këtë sukses edhe më bindës. Skuadra tregoi organizim të shkëlqyer, disiplinë taktike dhe një nivel të lartë loje në çdo repart.

Pas përfundimit të takimit, u zhvillua ceremonia zyrtare e ndarjes së medaljeve dhe trofeut.

Lojtarët dhe stafi teknik i Partizanit u nderuan me çmimin e madh nga sekretari i Federatës Shqiptare të Volejbollit, z. Ervis Dosti, i cili përgëzoi ekipin për paraqitjen dhe suksesin e arritur.

Ky triumf i Partizanit U19 është një tregues i qartë i punës së mirë me të rinjtë dhe një sinjal pozitiv për të ardhmen e klubit.

Me këtë titull, Partizani konfirmon edhe një herë traditën e tij si një ndër klubet më të rëndësishme në volejboll pasi kane fituar edhe kampionarin kombetar per meshkuj.
Urime Partizani 👏🏻🏆






Komentoni!