
Ishte menduar si një pasdite feste që do të na afronte me zonën europiane, por java e 34-t e Abissnet Superiore u shndërrua në një makth të vërtetë për Partizanin.
Skuadra pësoi një goditje të rëndë dhe të papritur, duke u mposhtur 1 me 4 nga Flamurtari në “Arena e Demave”. Ky rezultat, i kombinuar me fitoren e Dinamos ndaj Egnatias, e largon ndjeshëm objektivin tonë kryesor, duke e kthyer Europën në një ëndërr që po zbehet çdo minutë e më shumë.
Tashmë, kur kanë mbetur edhe vetëm dy javë për t’u luajtur, situata në klasifikim është kritike. Diferenca me Dinamon e vendit të katërt është rritur në 3 pikë, por ajo që e bën edhe më të vështirë misionin tonë është rregullorja. Edhe nëse arrijmë t’i barazojmë blutë me pikë në fund të kampionatit, ata mbeten përpara nesh për shkak të avantazhit në ndeshjet direkte dhe golavarazhit më të mirë.
Misioni i pamundur në javën e fundit
Nëse kjo distancë prej 3 pikësh mbetet e njëjtë edhe pas javës së 35-të, atëherë e gjithë sezoni do të varet nga përballja direkte me Dinamon në shtëpinë tonë.
Megjithatë, llogaritë nuke jane shume favorizeuse. Partizanit do t’i duhet të mposhtë rivalët kryeqytetas me të paktën tre gola diferencë në “Arena e Demave”.
Sytë nga Rrogozhina: Shpresa e fundit
Java e ardhshme do të jetë përcaktuese për fatin tonë. Ndërsa Dinamo do të luajë përballë Vorës, Partizani do të udhëtojë në një transfertë delikate ndaj Egnatias.





Komentoni!