Më 17 prill, në një konferencë maratonë prej 60 minutash, kreu i FSHF-së, Armand Duka, bëri një deklaratë që sot, pas javës së 34-t, tingëllon profetike dhe ironike. Sipas Dukës, trukimet për arsye bastesh janë “zhdukur”, por ai pranoi hapur se “tolerimet për arsye klasifikimi” vazhdojnë të jenë pjesë e mentalitetit tonë futbollistik.

“Nuk ka shqiptar që ta mendojë ‘po shiko, ty nuk të duhet, pse nuk më lë mua?’. Kjo është një lojë… por kur nuk të duhet klasifikimi, nuk ka personazh që nuk thotë: ‘pse nuk ma lë (ndeshjen)’”, u shpreh Duka.

Dhe duket se ky mentalitet “shqiptar” u shfaq në dritë të diellit pikërisht këtë fundjavë, ku tifozët shpërthyen në akuza për atë që shumë e konsideruan një “estradë” në fushën e lojës.

Shifrat që “çuditën” botën e basteve

Edhe pse Duka këmbëngul se bastet nuk janë më motivuesi kryesor, kompanitë ndërkombëtare reflektuan një realitet tjetër një ditë para ndeshjeve.

  • Vora vs AF Elbasani (4-2): Ishte e vështirë të shpjegohej teknikisht se si Vora, në luftë për mbijetesë, kuotohej me koeficientin 1.48 përballë Elbasanit kryesues. Rezultati jo vetëm që u arrit, por u shoqërua me bollëk golash (4-2), pikërisht ashtu siç i duhej Vorës për golaverazh.
  • Partizani vs Flamurtari (1-4): Akoma më flagrant ishte rasti në kryeqytet. Flamurtari, që gjithë sezonin kishte vuajtur për të gjetur rrjetën, shënoi plot 4 gola ndaj Partizanit. Koeficienti 1.45 një ditë para ndeshjes ishte sinjali i parë se fitorja e vlonjatëve ishte “e sigurt”.

Tolerim apo Trukim: A ka rëndësi emri?

Duka e quan “tolerim klasifikimi” dhe e lidh me skemat e kampionatit, por për fansat dhe integritetin e garës, rezultati është i njëjtë: Prishje e garës. Kur portat qëndrojnë “të hapura” për të rregulluar golaverazhin në prag të dy raundeve të fundit, futbolli pushon së qeni sport dhe kthehet në një llogari matematikore tavolinash.

Nëse java e 34-t ishte kjo që pamë, çfarë na pret në mesjavë dhe në mbyllje të kampionatit? Nëse mentaliteti “ty s’të duhet, ma lë mua” vazhdon të mbizotërojë me bekimin e heshtur të institucioneve, atëherë skemat e Superligës nuk kanë dështuar vetëm në fushë, por edhe në moral.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin