Pas largimit të papritur të Oltijon Kërnajës, kampi i kuq ndodhet në një udhëkryq të rëndësishëm për të ardhmen. Klubi ka bërë të ditur se për momentin, skuadra do të jetë në duart e stafit aktual me në krye Realf Zhivanajn, i mbështetur nga drejtori Agim Ibraimi. Megjithatë, kjo është vetëm një zgjidhje emergjente, pasi synimi kryesor është gjetja e një trajneri që do të nisë një projekt të qartë dhe afatgjatë që nga fillimi i sezonit të ri.

Në ambientet e klubit kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë, ku spikasin figura që e njohin mirë peshën e fanellës dhe kërkesat e kryeqytetit.

Kandidatët kryesorë në listën e dëshirave

  • Edlir Tetova: Konsiderohet si një nga emrat më interesantë. Tekniku që shkëlqeu me Egnatian pritet të mbyllë aventurën e tij atje në fund të sezonit. Tetova nuk është i huaj për Partizanin, pasi ka qenë pjesë e ekipit si futbollist në vitin 2010.
  • Shpëtim Duro: Një “veteran” i pankinës së të kuqve, të cilët i ka drejtuar në tre periudha të ndryshme (2001-2002, 2008-2009 dhe 2013). Përvoja e tij e gjatë në kampionatin shqiptar garanton stabilitet në situata të vështira.
  • Ilir Daja: Edhe pse aktualisht në drejtimin e Dinamos, Daja mbetet një kandidat serioz për shkak të përvojës dhe qasjes së tij taktike. Ai e njeh mirë ambientin pas eksperiencës së tij me Partizanin në sezonin 2020-2021.
  • Zoran Zekiç: Trajneri kroat, i cili ishte pjesë e Partizanit në vitin 2023, mbetet një profil që pëlqehet nga drejtuesit. Së fundmi ai ka qenë pjesë e Sarajevos dhe njohja e kërkesave të klubit e mban atë në listën e pretendenteve.

Nevoja për stabilitet

Ky sezon ka qenë mjaft i trazuar për Partizanin sa i përket stolit. Ekipi e nisi rrugëtimin me Skënder Gegën, vazhdoi me Mladen Milenkoviç dhe së fundmi me Oltijon Kërnajën. Këto lëvizje të shpeshta kanë ndikuar negativisht në vazhdimësinë e rezultateve dhe stabilitetin e lojës.

Për këtë arsye, zgjedhja e radhës nuk duhet të bazohet vetëm te emri, por te një projekt që mund të ofrojë qëndrueshmëri. Drejtuesit pritet të analizojnë me kujdes tregun, i cili mund të ofrojë alternativa të reja në javët e fundit të sezonit, për të siguruar që Partizani të kthehet në një forcë konkurruese ne Superlige.

Si mendoni? Kush eshte emri i duhur per stolin e kuq?

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin