Partizani tashmë mund të vazhdojë me projektin për përfundimin e kompleksit. “Panorama Sport” raporton se godinat që pengonin çdo gjë, do të prishen pasi është dhënë drita jeshile nga Qeveria.

Deri tani të kuqtë kanë pasur mundësinë që të shfrytëzojnë vetëm stadiumin “Arena e Demave” dhe hotelin, ndërsa në vijim do të shtohen terrenet sportive. Punimet pritet të vijojnë brenda pak kohësh. Prej vitit 2022 ndërkohë, Partizani filloi të përdorë stadiumin fillimisht vetëm për seancat stërvitore.

Më pas nga sezoni 2022/23, u krijua edhe mundësia për të luajtur aty. Me përjashtim të ndeshjeve të veçanta si me Tiranën, për sfidat e tjera si pritës janë preferuar pikërisht ambientet e shtëpisë. Tashmë Partizani ka gjithçka në dispozicion për të vijuar projektin, pasi thënë ndryshe ka edhe tokat që kërkonte. Ishte vetëm çështje kohe, ndërsa në kampin e kuq nuk duket se do të pritet shumë gjatë për të vijuar me punimet.

FUSHA

Sezoni i ardhshëm me shumë gjasa do e gjejë Partizanin me një fushë të re në stadiumin “Arena e Demave”. Tashmë që mund të vijohet me projektin e kompleksit, do të punohet menjëherë për të ndërtuar fushat e reja që do të shërbejnë edhe për akademinë. Më pas krijohet mundësia që stadiumi të jetë me bar hibrid, siç gazeta mëson. Zgjedhja e barit artificial prej vitit 2022, ishte si një detyrim. Kjo për shkak se shikohej si mënyra e vetme që të shfrytëzohej si nga ekipi i parë për stërvitje, edhe nga grupmoshat e akademisë.

PROJEKTI

Çdo gjë nisi me ndërtimin e stadiumit, ndërsa plani ishte për krijimin e kompleksit më të madh në Shqipëri. Vetëm në vitin 2026 mund të shikohen frytet e vërteta të një projekti, që është konsideruar madhështor për një klub privat në Shqipëri. Ishte viti 2016, kur presidenti Gazment Demi vendosi që të zgjerojë vizionin e klubit. Pas 10 vitesh, pikërisht për 80 vjetorin e Partizanit, do të marrë formë ajo për të cilën e mendua në fillim. Ndërtimi i terreneve të reja sportive është vetëm një hap tjetër, që vjen pasi prej kohësh hoteli është në funksion të plotë.

STADIUM PËR EURO U21

“Panorama Sport” thote se stadiumi “Arena e Demave” do të shërbejë edhe për Europianin e vitit 2027 për 21- vjeçarët. UEFA ka bërë disa inspektime dhe të kuqtë janë drejt plotësimit të çdo hallke. Ky investim që po merr jetë, pritet ta ndryshojë plotësisht pamjen e Kompleksit Partizani.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin