Andi Janjeva është titullar prej pesë ndeshjesh radhazi te Partizani. Mbrojtësi i “demave” u bë bashkë në qendër të mbrojtjes me Altin Bytyçin, pikërisht në një periudhë të konsideruar të vështirë pasi u dëmtuan Saliu Sembene dhe Marçelino Preka.

Janjeva është treguar në lartësinë e duhur me fanellën e kuqe, ndërsa në tri nga pesë sfidat e luajtura nuk është pësuar gol. Bëhet fjalë për takimet e fundit me Elbasanin, Bylisin dhe Tiranën që janë konsideruar mjaft delikate. “Panorama Sport” ka intervistuar mbrojtësin 23-vjeçar, që nga më parë njihet edhe si i sakrifikuar për të luajtur në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Si është atmosfera pas fitores ndaj Tiranës?
Atmosfera është shumë e mirë pas fitores, por nuk jemi të kënaqur me vetëm kaq. Duhet të vazhdojmë në këtë ritëm dhe performancë në ndeshjet e tjera.

Çfarë kishit më tepër se bardheblutë këtë derbi?
Kemi pasur tepër më shumë dëshirë, motivim dhe cilësi për të fituar ndeshjen. Kjo dallohet nga duelet, angazhimi dhe qetësia me topin, kur e kemi pasur në kontroll.

Cili është sekreti i mbrojtjes?
Nuk ka sekret për mbrojtjen përveç dëshirës mos të pësojmë gol. Kjo është më e rëndësishmja. Dëshira e futbollistit për të fituar çdo duel në tokë dhe ajër, çdo top i diskutueshëm, mos me e lënë sulmuesin që të marrë frymë fare.

Ky artikull eshte marre nga Panorama Sport.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin