Shqipëria U-17 e ka nisur me rezultat pozitiv rrugëtimin në kualifikueset e Europianit. Kuqezinjtë barazuan 1-1 ndaj Holandës, në ndeshjen e zhvilluar në Kroaci.
Kombëtarja holandeze kaloi e para në avantazh në minutën e 11-të, me autor Schaken.
Megjithatë, Shqipëria, e drejtuar nga Fatjon Tafaj, gjeti golin e barazimit në fraksionin e dytë. Në minutën e 52-të, ishte Dion Vata, i cili vendosi baraspeshën në 1-1, rezultat me të cilin u mbyll i gjithë takimi.
Në raundin e parë kualifikuese, Shqipëria është pjesë e grupit 8, ku përveç Holandës, bëjnë pjesë edhe Kroacia me Kazakistanin.






Komentoni!