Kryendeshja e fundjaves ne basketboll per femra ishte derbi ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, takim që premtonte rivalitet dhe i tillë rezultoi. Në fund festa u takoi të kuqeve të Eliverta Bujarit, të cilat triumfuan me rezultatin 83-76, duke u hakmarrë për humbjen e fazës së parë në “Farie Hoti”.
Ndeshja nisi me luftë të fortë sportive, teksa të dyja ekipet kërkonin fitoren, me periodën e parë që u mbyll 20-18 për Partizanin. Kundershtaret moren periodën e dytë 16-26, duke shkuar në pushimin e madh me avantazhin 36- 44. Por, me rikthimin në parket ishte i menjëhershëm edhe reagimi i të kuqeve. Partizani komandoi në periodën e tretë, duke fituar 21-10, për të përmbysur në 57-54 pas 30 minutash lojë.
Perioda e katërt vijoi interesante, me Tiranën që arriti në tri momente të barazonte shifrat, ndërsa të kuqet e bënë shkëputjen decizive 3 minuta nga fundi, për ta fituar periodën 26-22, duke vulosur suksesin final me +7 pikë.
Dajana Baraj me 12 pikë e 12 asistime, Shaniya Jones me 21 pikë, Dasia Evans me 20 pikë e 9 kërcime si dhe Ornela Lalaj me 12 kërcime, ishin protagonistet kryesore në suksesin e të kuqeve në derbi.
Pas këtij takimi, Partizani dhe Tirana ndajnë vendin e dytë me bilanc të njëjtë, me nga 3 fitore dhe 2 humbje për secilën skuadër.






Komentoni!