
Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë, pritet të rivitalizohet së shpejti me gjashtë skuadra finaliste që janë duke prezantuar projekt-idetë arkitekturore të tyre për objektin e ri që do të ndërtohet së shpejti.
Pas projekteve madhore në fushën e futbollit, duket se tashmë është radha e Pallatit të Sportit për t’u rijetëzuar.
Gjashtë studio prestigjoze janë duke prezantuar përpara një jurie ndërkombëtare idetë dhe projektet e tyre, me fituesin që do të shpallet më vonë gjatë kësaj të enjteje.
Historia
Pallati i Sportit “Asllan Rusi” është një arenë sportive e mbyllur e vendosur në Tiranë, me një kapacitet prej 4 mijë vendesh. Arena mban emrin e volejbollistit Asllan Rusi.
Godina ka nisur të ndërtohet në vitin 1962 dhe është hapur një vit më vonë, nën emrin Pallati i Sportit “Partizani”. Emër të cilin e mbajti deri në vitin 1996.
Ndërtesa tashmë ndodhet në gjendje të amortizuar dhe vjetëruar për shkak të viteve, por që së shpejti pritet të jetë një pol zhvillimi për zonën ku ndodhet.






Komentoni!