Kombëtarja U-17 ka publikuar listën me 21 lojtarët e ftuar nga Fatjon Tafaj në prag të sfidave miqësore me Slloveninë. Çfarë bie në sy është se dominojnë futbollistët që luajnë në Itali dhe te Partizani.
Tekniku shqiptar ka grumbulluar 9 lojtare qe aktivizohen në ekipet e moshave në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër janë pjesë e skuadrave të moshave në Europë. Pese prej lojtareve nga Shqiperia jane nga Partizani.
Të kuqtë kujtojmë se janë kampionë për grupmoshën U-17 në Shqipëri.
Kombëtarja U-17 do të ketë dy sfidat miqësore kundër Sllovenisë, që do të luhen në vendin tonë më 9 dhe 11 tetor. Të dyja ndeshjet do të luhen në të njëjtin vend dhe orar, në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 11:00.
Për ekipin kombëtar U-17, këto janë ndeshjet e fundit miqësore në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e raundit të parë të Europianit U-17.







Komentoni!